Deri tani 26 tekste shkollore për shkollat shqipe në Luginë
Lokale

Deri tani 26 tekste shkollore për shkollat shqipe në Luginë

29.May.2014 16:50
0

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, është mbajtur mbledhja me drejtorët e shkollave fillore të cilat zhvillojnë aktivitetin mësimor në gjuhën shqipe në Luginë.

“Pjesëmarrësit janë njoftuar për për tekstet shkollore të shkollave fillore të cilat janë lejuar të përdoren nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Ministria e Arsimit për vitin shkollor 2014/15”, tha Galip Beqiri kryetar i KKSH-së.

Gjithashtu në të njëjtin takim janë kumtuar edhe informacionet për tekstet që do tu jepen pa pagesë për nxënësit e klasave të ulëta të shkollave fillore në rajonin e Luginës.

Deri më tani nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë në bashkëpunim me këshillin kombëtarë shqiptarë, organ që përfaqëson pakicën shqiptare në Serbi janë lejuar të përdoren 26 libra shkollor për ciklin e arsimit fillorë./Titulli.com/

Bujanoc: E gjithë salla në vaj (foto & video)
Mustafa: Mosnjohja e diplomave presion ndaj kuadrove të rinj shqiptar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration