Bujanoc: E gjithë salla në vaj (foto & video)
Lokale

Bujanoc: E gjithë salla në vaj (foto & video)

29.May.2014 20:31
0
U nisë me të qeshura të pranishmëve ndërsa përfundoi me lot në sy, ky ishte efekti i dramës “Mësimet e fesë rregullojnë familjen” të organizuar nga Departamenti i të Rinjve dhe Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc. Drama me tematikë fetare e organizuar në shënim të ngjarjes së “Israsë dhe Miraxhit” eklipsoi fjalimet e krerëve të institucioneve fetare e komunale, duke prekur thellë emocionet e shikuesve në sallën përplot në shtëpinë e kulturës në Bujanoc. KBI-Bujanoc-3 Në hapje të këtij manifestimi para masës u paraqitën dy udhëheqësitë e Këshillave të Bashkësisë Islame në Bujanoc e Preshevë, Sulejman Fejzullahu e Fikret Limani, të cilët përvec përshëndetjeve folën rreth historikut të natës së “Israsë dhe Miraxhit”, raporton Titulli. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliu, ndërsa më pas programi vazhdoi me ilahi e monolog, për t’i ardh radha dramës, e cila ngriti interesimin tek shikuesit prezentë: nxënës, mësimdhënës, teolog dhe qytetarë të komunës së Bujanocit. KBI-Bujanoc-1 “Mësimet e fesë rregullojnë familjen” ishte titulli i dramës fetare, që paraqiti realitetin e shoqërisë sonë të ditëve të sotme.   Shpjegimi i dramës Drama nën regjinë e Ragmi Destanit dhe Abdurrahman Muratit përshkruan gjendjen në një familje e lënë nga babai që i ishte futur bixhozit, përderisa jetonin vetëm me nënën, kurse dy nga tre fëmijët ishin të padëgjueshëm ndaj prindërve të tyre. Shakat dhe pakujdesi i tyre sa bëheshin në shtëpi aq më shumë vazhdonte në shkollë, derisa erdhi momenti i kthesës pas fillimit të mbajtjes së orëve të mësimit fetar. Këshillat e profesorit ndikuan në ndryshimin e pikëpamjeve tek Arta e cila së bashku me vëllaun Samirin ishin më të padëgjueshëm në shtëpi e shkollë. Epilogu i dramës merr fund kur me iniciativën e Artës bashkohet familja duke e sjellë edhe babain në shtëpi. Momenti kulminant i shfaqjes “Mësimet e fesë rregullojnë familjen” i përloti të pranishmit në sallë përderisa të rinjve i dha një mësim të mirë rreth mënyrës së sjelljes në shtëpi, shkollë e shoqëri. Departamenti i të Rinjve dhe Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc gjatë muajit prill kishte organizuar edhe tribunën kundër alkoolit “Alkooli – maturantët dhe ekskursioni” që kishte ngjallur interesim dhe pjesëmarrje të qytetarëve në këtë organizim./Titulli.com/
Metal, më e suksesshmja nga ndërmarrjet e privatizuara në Preshevë
Deri tani 26 tekste shkollore për shkollat shqipe në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration