Deputetët shqiptarë kërkojnë shkarkimin e Stankoviqit
Lokale

Deputetët shqiptarë kërkojnë shkarkimin e Stankoviqit

30.Jun.2014 14:51
0

Deputetët popullorë nga Lugina e Preshevës kanë kërkuar ndërrimin e kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevës dhe Medvegjë Zoran Stankoviq.

Këtë kërkesë kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ia kanë drejtuar deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, për arsye, siç thuhet, ndikimit të dobët politik të Stankoviqit.

“Në takimin me kryeministrin e Qeverisë së Serbisë kemi kërkuar shkarkimin e Zoran Stankoviqit, pasi vlerësojmë se do të ishte më mirë që këtë funksion ta marrë dikush që ka ndikim më të madh politik. Mund të themi se në këtë detyrë do të mund të ishte ndonjë ministër në Qeveri. Se kryetari i tanishëm i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq nuk ka ndikim politik tregon periudha e kaluar dhe nuk jemi të kënaqur me punën e tij që nga koha kur ai është në krye të Trupit Koordinues”, ka thënë Kamberi, transmeton OK Radio.

Ai ka shtuar se pozita e shqiptarëve në jug të Serbisë është shumë e rëndë dhe se deputetët popullor kanë kërkuar që në ndonjërën nga seancat e parlamentit të Serbisë të diskutohet rreth kësaj gjendje.

“Të gjitha problemet tona ia kemi paraqitur kryeministrit Vuçiq. Na ka premtuar se deputetët në Parlamentin e Serbisë do të diskutojnë rreth kësaj pasi që duhet të merren parasysh problemet e shqiptarëve në jug të Serbisë”, tha Kamberi.

Për momentin dy deputetët nuk kanë propozim konkret se kush do të mund të ishte kryetar i ri i Trupit Koordinues, mirëpo thonë se kjo gjithsesi duhet të jetë nga partia e cila drejtonë Qeverinë e Serbisë./Titulli.com/

Shtrohet sofra vëllazërore e iftarit në Bujanoc (foto)
Bujanoc: Nisin stërvitjet, Forcat e Armatosura Shqiptare nuk marrin pjesë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration