Deputetja Mesila Doda në Beograd harron shqiptaret e Luginës, nxit reagime (Foto)
Lokale

Deputetja Mesila Doda në Beograd harron shqiptaret e Luginës, nxit reagime (Foto)

02.Mar.2015 16:02
0

Mesila Doda, deputete e Parlamentit e Shqipërisë, njëherit Kryetare e Asociacionit të Grave Deputete pranë parlamentit shqiptar, sot ka qëndruar në Beograd, në kuadër të aktiviteteve për bashkëpunim rajonal mes grave të rajonit.

Gjatë fjalës së saj në parlamentin serb, znj.Doda shprehu pakënaqësinë e saj për mos prezencën e grave deputete nga Parlamenti i Kosovës, derisa thekson se “Ne grave na takon të jemi promotore të gjithëpërfshirjes e dialogut në adresimin e çështjeve të vështira që mbajnë peng zhvillimin demokratik të rajonit tonë”.

“Duke shpreh keqardhjen për mungesën e kolegeve tona nga Kosova në këtë takim, mosprania e tyre këtu nuk pasqyron, për më tepër as realitetet e reja në rajon, ku falë ndërmjetësimit të BE-së, Kosova dhe Serbia janë përfshirë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, që do t'i mundësojë të dy vendeve në finale anëtarësimin në BE” vazhdon ajo.

Pas fjalimit, në adresë të znj.Doda i menjëhershëm ka qenë reagimi, ku kanë arrit kritikat e para nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët ndihen të injoruar nga fjalimi i saj në Parlamentin e Serbisë.

“Me interes të veçantë e kam ndjek prezencën e Mesilës në Beograd, por ndjej keqardhje për fjalët që ajo tha sot. Të vish në Beograd në kuadër të cilit do aktivitet, e aq më tepër kur fjala bëhet për fuqizimin e gruas, e të mos thuash as edhe një fjalë për grat shqiptare të Luginës së Preshevës, për mua është krejtësisht e pa papranueshme”, ka deklaruar për portalin Titulli.com Valon Arifi, aktivist për Drejtat e Njeriut në Preshevë.

Duke lëshuar kritika drejt zonjës Doda, Arifi shton se “nëse sot ekziston diskriminim ndaj grave, respektivisht grave shqiptare,ajo ngjan në Luginë të Preshevës, për më keq drejtpërdrejtë nga shumica e parlamentit ku Mesila sot prezantoi” shprehet ai.

“Të kërkosh fuqizimin e gruas ne jetën publike, derisa mbyll sytë ndaj diskriminimit kolektiv ndaj shqiptarëve edhe ndaj gruas shqiptare ne Serbi, tregon nivelin e papërgjegjësisë të kujtdo,aktivist, deputet apo politikan qoftë”, përfundon Valon Arifi.

Mesila Doda është deputete në Parlamentin e Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës. /Titulli.com/

Konfiskohen lopët e kontrabanduara nga Serbia
Interesim për studime në Turqi, bursa nga 215 deri 435 euro (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration