Deputetja e partisë së Millosheviqit kërkon arrestimin ose dëbimin e Kamberit
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka treguar se është kërcënuar me arrestim nga nënkryetarja e parlamentit serb, Snezhana Paunoviq, njëherësh deputetja e partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit.
Kamberi përmes një shkrimi në Facebook tregon se ky kërcënim erdhi pasi fjalimit të tij që bëri një ditë më parë për Kosovën në parlamentin serb.
Kamberi thotë se “ Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”, “Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”.
“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq. “Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo.
Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste”, shkroi Kamberi.
Tutje, Kamberi theksoi se të flasësh të vërteten rreth Kosovës në parlamentin serb të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve.
Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin. Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhëtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës. Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar”, theksoi Kamberi.
“Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste. E vëreteta mund të jetë e hidhur por nuk duhet ta mohosh. Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”. Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”, tha ai.