Deputetja e Kosovës: PVD e vetme fitonte 2 deputet, pesha e tyre në kuvendin e  Serbisë zero?
Lokale

Deputetja e Kosovës: PVD e vetme fitonte 2 deputet, pesha e tyre në kuvendin e Serbisë zero?

24.Jun.2020 09:53
0

Ganimete Musliu, deputete në parlamentin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve me dy deputet në kuvendin e Serbisë është shprehur se pesha e tyre në një Kuvend me përbërje 61% ultranacionalist serb është zero. 

Ky është postimi i saj i plotë: 

SHUMË ZHURMË PËR ASGJË

Shqiptaret paskan fituar dy deputet ne Kuvendin e Serbisë dhe qenka bërë nami.
Çka pritet prej një Beogradi i cili nuk njeh gjuhën shqipe, flamurin e shqiptarëve, identitetin e shqiptarëve, të drejtën e zhvillimit të mirfillt të arsimit shqip, zhvillimit ekonomik.

Kosova Lindore prej zgjedhjeve të para parlamentare të vitit 1990 deri më tani në përbërje të Parlamentit Serb kishte përfaqësuesit e vet edhe atë:
- në zgjedhjet e vitit 1990 - një deputet.
- në zgjedhjet e vitit 1993 – dy deputet.
- në zgjedhjet e vitit 1997 – një deputet.
- në zgjedhjet e vitit 2007 – një deputet.
- në zgjedhjet e vitit 2008 – një deputet.
- në zgjedhjet e vitit 2012 – një deputet.
- në zgjedhjet e vitit 2014 – dy deputet.
- në zgjedhjet e vitit 2016- një
Mos harroni këto vende i fitonte vetëm PVD-ja.

Tani qe u bë “bashkimi i shqiptarëve” fituan prapë as më shumë e as me pak se dy deputetë.

Dhe pyetja ime konkrete për Gent Cakajn dhe te gjithë ata që u ekzaltuan nga “bashkimi i shqiptarëve” është: Ku janë Shqiptarët e Kosovës Lindore??? Dikur vetëm PVD i fitonte dy deputet tash te gjithë bashkë dy deputet.

A po zbrazet Kosova Lindore? A kemi strategji e planë kombëtar ta ndalojmë zbrazjen e Kosovës Lindore nga shqiptarët??? Mendoj se këtu duhet të përqendrohet vëmendja jonë sepse pak ka rëndësi a i fituan dy apo katër deputet.
Pesha e tyre ne një Kuvend me përbërje 61% ultranacionalist serb është zero.

 

Kamberi: Presim konsiderim nga Beogradi si partnere për zgjidhjen e problemeve (video)
Ambasadori amerikan në Serbi: Amerika po iu ofron një mundësi Prishtinës dhe Beogradit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration