Deputeti Zukorliq kërkon nga Beogradi hapjen e 2 pikave kufitare në Preshevë me Maqedoninë (video)
Deputeti popullorë nga Novi Pazari Muhamer Zukorliq në parlamentin e Serbisë ka kërkuar mes tjerash edhe hapjen e kufirit Llojan- Miratoc që lidhe Preshevën me Kumanovë, shkruan Titulli.com.
Ai gjatë një fjalimi në kuvendin e Serbisë theksoi se hapja e kësaj pike kufitare mes Serbisë dhe Maqedonisë Veriore ka një rëndësi të madhe për banorët këtyre lokacioneve dhe se hapja e pikave të reja kufitare është e domosdoshme.
“Shumë herë kam thënë dhe tani e përsërisë se është e domosdoshme hapja e pikave të reja kufitare me Maqedoninë. Tashmë kam informacione se janë bërë disa përgatitje dhe janë marrë disa vendime për ta hapur sepse qytetarët duhet të kalojnë dhjetëra kilometra në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre ”, tha mes tjerash Zukorliq, transmeton Titulli.com.
“Do të shfrytëzoj këtë rast për të kujtuar autoritetet kompetente se është me rëndësi të madhe që këto pika kufitare të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të lehtësohet komunikimi me qytetarët. Duhet të kujtojmë gjithmonë se i gjithë mekanizmi shtetëror, duke përfshirë të gjitha autoritetet kompetente, ekziston për ta bërë jetën më të lehtë për qytetarët dhe për të zgjidhur problemet e hapura”, tha Zukorliq./Titulli.com/