Deputeti: Shqiptarët e Luginës po refuzohen nga shteti që qeveriset nga Vuçiqi?
Lokale

Deputeti: Shqiptarët e Luginës po refuzohen nga shteti që qeveriset nga Vuçiqi?

09.Sep.2021 07:48
0

Një nga 3 deputetëtshqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, mbi deklaratat e këtij të fundi. Kamberi në Facebook ka shkruar se Vuçiq po vazhdon të bllokojë shumë procese për shqiptarët në Serbi.

“Sot, pas takimit me shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadorin Jan Brathau, Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq paska deklaruar se ‘do t’i integrojmë shqiptarët, për të punuar në polici dhe si mjek’, porse shqiptarët, sipas tij ‘duhet të dijnë në cilin shtet jetojnë’”, ka thënë ai.

Kamberi shton se është lajm i mirë që presidenti i Serbisë e pranon “më në fund se shqiptarët në Serbi nuk janë të integruar”, dhe se “është klasik ky argumenti i mungesës së vullnetit të integrimit të minoriteteve në emër të moslojalitetit të tyre ndaj shtetit”. 

Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë vite që presin të punësohen në institucionet e Serbisë, por se refuzohen nga shteti që qeveriset “pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq”.

“Kanë vite që presin t’ju njihen diplomat nga shteti i Serbisë. Refuzohen nga shteti që qeveriset pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq. Kanë vite që presin që t’ju njihen ligjërisht simbolet e tyre kombëtare nga shteti i Serbisë. Refuzohen nga shteti që qeveriset pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq. Kanë vite që presin investime publike nga shteti i Serbisë. Refuzohen nga shteti që qeveriset pothuajse vetëm nga Presidenti Vuçiq”, shkroi Kamberi.

Këto zotime, tha Kamberi, gjenden në tri marrëveshje të nënshkruara nga Vuçiqi e të zgjedhurit e Luginës, për integrimin e shqiptarëve dhe zhvillimin sociekonomik të Luginës. Por sipas tij, zbatimi i tyre po bllokohet nga shteti që qeveriset nga Vuçiqi.

“Presidenti Vuçiq mund edhe të vazhdojë ta manipulojë bashkësinë ndërkombëtare duke u treguar “konstruktiv” jashtë vendit dhe autoritar brenda vendit ndaj minoriteteve dhe opozitarëve. Por duhet të përcaktohet për çfarë angazhohet? Se nuk shkojnë bashkë edhe angazhimi për ‘Srpski Svet’ edhe propaganda për integrim të minoriteteve, edhe shqiptarëve”.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration