Deputeti "opozitar" kërkon në Parlament që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën për çështjen e Kosovës (video)
Lokale

Deputeti "opozitar" kërkon në Parlament që Serbia ta ndryshojë Kushtetutën për çështjen e Kosovës (video)

07.Jun.2021 14:31
0

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka deklaruar sot në Parlamentin e Serbisë se ai kundërshton ndryshimin e pjesshëm të Kushtetutës së Serbisë, duke besuar se akti duhet të ndryshohet në tërësinë e tij.

Ai ka përmendur si problematike preambulën e Kushtetutës, e cila përcakton “Kosovën dhe Metohijen si pjesë të Serbisë”.

Në fjalimin e tij gjatë debatit në Parlament në agjendën e të cilit është Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës, Kamberi tha se nuk ka dyshim që Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe se ka shumë argumente për ndryshimin e të gjithë Kushtetutës dhe një nga ato janë se; ‘Thuhet se në Nenin 1 Serbia përcaktohet si një shtet i popullit serb’, që, sipas mendimit të tij, është problematikë nga aspekti i pakicave.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration