Deputeti Kamberi është skeptik për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë !
Deputeti shqiptar ne Kuvendin e Serbise, Shaip Kamberi, ne paraqitjen e tij direkte dhe ekskluzive per Lajmet Qendrore te Televizionit Rrokum, spjegoi situaten qe po mbretnon para dites se Shtune, kur asht parapa themelimi i Asociacinit te Komunave Shqiptare ne Serbi."Kemi qene bashke ne takimin e pare konsultativ mes partive shqiptare dhe i kemi dhane propozimet tona qe te pregaditet edhe seanca edhe mbare iniciativa. Qendrimi jone si parti asht qe se pari duhet kuvendet komunale me marre nismen per me pa se a deshirojne keto komuna me qene pjese e Asociacionit. Ta kemi nji vendim politik, po duhet te jemi te sigurt, sepse ende nuk e dijme a don me na u bashkue komuna e Bujanocit, sidomos komuna e Medvegjes", tha Kamberi.
"Ne keto dy komuna ende nuk jane caktue seancat komunale ku kishin me u marr inciativat e formimit te ketij Asociacioni. Vetem nji takim e kemi pase dhe aty e kane refuzue kerkesen tone per nji seance ma serioze, prandaj nuk e kemi pa te arsyeshme me qene pjese e nji trendi marketingu qe po zhvillohet", tha ai.
I pyetun a duhet me u themelue Asociacioni, Shaip Kamberi tha "patjeter qe asht e domosdoshme qe shqiptaret me pase institucion politik, ne rradhe te pare Kuvendin e Keshilltareve per shqiptaret, qe kishte me i koordinue dhe me i harmonizue qendrimet tona politike". Kamberi tha se ka qene dashte me ba konsultime edhe me Prishtinen zyrtare edhe me Tiranen zyrtare, e jo me partite politike te Prishtines e Tiranes, sepse tevona, ne Bruksel po bisedojne qeverite e ketyne dy vende, e jo partite politike.
Kercenime nga Serbia ka pase edhe kur u themelue Kuvendi shqiptar, tha ai. Te Diellen ne Medvegje mbahen zgjedhejt lokale, ku do te vendoset nese shqiptaret do te jene pjese e qeverisjes se ardhshme lokale, mirepo keshilltaret shqiptare nuk kane legjitimitet qe te marrin pjese ne seanca te tilla", tha mes tjerash deputeti Shaip Kamberi per Lajmet Qendrore te Televizionit Rrokum.