Hasani: Duhet të kemi punëtorë në Vrajë jo vetëm në shëndetësi
Deputeti popullorë nga radhët e PVD-së, Fatmir Hasani ditë më parë në një postim në facebook paralajmëroi se në Shtëpinë e Shëndetit në Vrajë do të punësohen 6 mjekë shqiptarë. E kjo sipas tij ka ardhë pas takimit me ministrin e shëndetësisë, Zlatibor Lonçar.
Hasani në një intervistë për titulli.com sot deklaroi se në Vrajë përveçse në shëndetësi, punëtorë të rinj duhet të kemi edhe në gjykatë dhe sektorë të tjerë.
“Shqiptarët në nivel të rrethit të Pçinjës janë afër 27%. Na duhet me pas edhe në Vrajë punëtor edhe në gjykata edhe nëpër inspeksione etj. Pas vitit të ri bëhet përzgjedhja duke i plotësu të gjitha kushtet për punësim”, tha Hasani