Lokale
Deputetët nga Lugina në bisedime për formimin e Qeverisë së Re
Dy deputetët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) sot në mesditë do të nisin bisedimet me përfaqësuesit e shtetit për formimin e Qeverisë së Re.
Pas bisedimeve të zhvilluara me krerët e subjekteve të ndryshme dhe koalicioneve në Serbi për formim të qeverisë, në radhë janë edhe bisedimet me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, deputetët nga radhët e PVD-së, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin.
Siç ka mësuar Titulli, këto bisedime do të jenë të karakterit konsultativë, derisa deputetët shqiptarë do të shohin se çka do të ofrojë kryetari i Serbisë Tomisllav Nikolliq me të cilin edhe pritet të takohen.
Sipas informacioneve të siguruara nga PVD, qëllimi i përfaqësuesve shqiptarë nuk është hyrja në qeveri sa për dekor, mirëpo për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës.
Nëse kërkesat e deputetëve shqiptarë Riza Halimi dhe Shaip Kamberi nuk përmbushen, atëherë deputet do të vazhdojnë punën e tyre në parlament si opozitë.
Bisedimet rreth formimit të qeverisë pritet të vazhdojn edhe pas festës së Pashkëve ortodokse.
Vlen theksuar se të mërkurën, në seancën konstituive të Parlamentit të Serbisë, zyrtarisht kanë marrë detyrën e deputetit dy përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!