Deputetet e parlamentit të Kosovës takuan drejtuesit e komunës së Preshevës dhe Bujanocitm (foto&video)
Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku dhe disa nga grupi i deputeteve të parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe PDK-së qëndruan në komunën e Preshevës dhe Bujanocit për vizitë pune.Fillimisht deputetet u pritën nga kryetarja e Kuvendit të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ku më pas u realizua një takim me bashkëpunëtorët e saja dhe deputetet e lartpërmendura në Kabinetin Sinani.
“Dita e sotme ishte një ditë e veçantë me vizitën e grupit të deputeteve në parlamentin e Kosovës, sepse vizita të këtilla deri më tani nuk ka pasur dhe nuk janë realizuar”, thekosoi Sinani.
Gjatë këtij takimi u shtjelluan tema mjaft të rëndësishme në interes të qytetarëve të komunës së Preshevës ku mora përkrahjen për bashkëpunim për zgjidhjen e çështjeve kruciale me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë përditshmërisë. SYNC- Ardita Sinani
Më pas delegacioni i deputeteve të parlamentit të Kosovës së bashku me Valdet Sadiku vizitën e vazhdoi me kryetari e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
U shtjelluan tema të ndryshme që janë me interes të banorëve të kësaj komune e me theks të veçantë atë të fushës ekonomike dhe mundësisë së konkretizimit të projekteve konkrete ne mes dy vendeve.
Blerta Deliu deputete në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës veç tjerash theksoi se ardhja e tyre është një vizitë mjaft e rëndësishme.
“Ne do të jemi mbështetës të të gjitha projekteve në mes shqiptarëve të Kosovës dhe Luginës së Preshevës”, deklaroi Deliu.
Delegacioni i njëjtë u prit edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me të cilin biseduan për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen./Titulli.com/