Deputetët e Luginës ftohen nga kryeministri Rama me rastin e marrjes së statusit kandidatë
Kryeministri i Shqipërisë përmes Ministrisë së Jashtme ka ftuar në shënimin e statusit kandidatë, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin, dy deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.
Pallati i Brigadave në Tiranë do të jetë vendi ku do të grumbullohen shumë personalitete të ftuar nga vende të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, ndërsa pjesë e shënimit të marrjes së statusit të vendit kandidatë të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian do të jenë edhe diplomatë të huaj.
Lugina e Preshevës me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama do të përfaqësohet nga deputetet Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, transmeton Titulli.
Pritja do të fillojë sot në orën 20:00 ndërsa në këtë shënim do të elaborohet për sfidat dhe sukseset që shteti amë kishte para vetes deri në marrjen e statusit.
Pikësynim i radhës i Qeverisë së Shqipërisë është të bëhet anëtare me të drejta të barabarta në familjen Evropiane./Titulli.com/