Departamenti i Shtetit amerikan shpreson në një marrëveshje Kosovë – Serbi ditëve në vijim
Rajoni dhe Politika

Departamenti i Shtetit amerikan shpreson në një marrëveshje Kosovë – Serbi ditëve në vijim

19.Nov.2022 08:33
0

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Kosova dhe Serbia “të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim me mbështetjen e përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian”. 

BE-ja ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një takim në Bruksel në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, të cilën zyrtarët evropianë kanë cilësuar më të rrezikshmen që nga viti 2013.

“Shpresojmë që të dyja palët të arrijnë marrëveshje në ditët në vijim me mbështetjen e një përfaqësuesi special të Bashkimit Evropian. Ne po i mbështesim në mënyrë aktive ato përpjekje”, ka thënë Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës.

Takimi në Bruksel, sipas burimeve të KOHËS, pritet të zhvillohet të dielën në mbrëmje ose të hënën gjatë ditës. 

Më 21 nëntor skadon afati i masave qortuese për serbët që nuk konvertojnë targat ilegale në RKS. Pas kësaj date, hynë në fuqi masa e gjobitjes prej 150 eurosh. Ndërkombëtarët po nxitojnë të zgjidhin çështjen e targave para të martës.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi përshkruan vizitën e tij në Bujanoc (foto&video)
Inicohet koalicioni i zgjeruar PVD-LPD-PD-PDSH, përjashtohet APN
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration