Lokale
Demant: Kamberi nuk e tha atë që u publikua
Këshilli për të Drejtat e Njeriut demanton lajmin e botuar, të martën më 22 janar 2013, nga ana e mediave në gjuhën serbe dhe të ribotuar në disa media të tjera.
Me këtë rast, Këshilli për të Drejtat e Njeriut vërteton se Belgzim Kamberi, në cilësi të kryetarit, ka deklaruar të martën më 22 janar 2013 për agjencionin “Tanjug” deklaratën si në vijim:
“Ne kemi protestuar së bashku në kuadër të protestës së organizuar, por sidoqoftë, ne mendojmë se Qeveria e Republikës së Serbisë turpëron shqiptarët dhe largon edhe më shumë shqiptarët nga shteti nëpërmjet veprimit të saj, kështuqë ne mendojmë se liderët politik shqiptarë duhet tani të veprojnë politikisht, e si Këshill për të Drejtat e Njeriut, ne mendojmë se ata duhet të ngrijnë cfarëdo bashkëpunimi me organët shtetërore përderisa nuk ka dialog. Nuk mund të vazhdohet sikurse pardje, sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është një situatë e re. Qeveria e Republikës së Serbisë po largon shqiptarët dhe po i delojalizon ata. Duhet të rikthehet mirëbesimi, por ky mirëbesim mund të kthehet vetëm me dialog të mirëfilltë. E nëse nuk ka një dialog të mirëfilltë, ne mendojmë se nuk ka asnjë kredibilitet dhe legjitimitet që të vazhdohet çfarëdo bashkëpunimi me shtetin”.
Kësisoj, KDNJ demanton dhe dënon dezinformimin e opinionit publik dhe mediatik nga ana e agjencionit përkatës, se sikurse është deklaruar se: “(Riza) Halimi dhe (Ragmi) Mustafa dhe të tjerët, nga fakti se kanë mundësuar që lapidari i heronjëve shqiptarë të ketë një fat të tillë, nuk mund të jenë më përfaqësues legjitim të shqiptarëve”.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut do të shqyrtoj mundësinë e padisë ndaj agjencionit përkatës dhe kërkon gjithashtu nga mediat që të jenë më të kujdesshme në rimarrjen e informacioneve nga mediat e tjera.
Vlen theksuar se mediumi ynë ka transmetuar informacionin në fjalë nga “Bllic online” që për redaksinë e Titullit është konsideruar i vërtet, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një medium zyrtarë dhe me përvojë të madhe të gazetarisë.
Në këtë shkrim citohet kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, Belgzim Kamberi, të ketë thënë se liderët “Riza Halimi, Ragmi Mustafa dhe të tjerët, pasi lejuan që pllaka përkujtimore e heronjve shqiptar të përjetojë një fat të tillë, ata nuk mundë të jenë më përfaqësues legjitim të shqiptarëve” .
Më poshtë keni likun e lajmit të transmetuar nga “Blic online” :
http://www.blic.rs/Vesti/Politika/363910/Kamberi-Zapoceti-novi-dijalog-bez-sadasnjih-albanskih-lidera
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!