Delgacion nga Bujanoci priten në Ministrinë e Kulturës së Kosovës
Kryetari kuvendit të komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, së bashku me drejtorin e Qendrës Sportive Fatmir Hasani dhe drejtori i bibliotekës në Bujanoc Ekrem Xhemaili janë pritur në Ministrinë e Kukturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës:
Postimi në Facebook nga Enver Ramadani:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit!
Pata kënaqësinë që sot të pritem nga Zëvendësministrja e MKRS, znj.Daulina Osmani me të cilën bashkëbiseduam rreth mundësisë së bashkëpunimit dhe ndihmave me programe konkrete nga kjo ministri për Komunën e Bujanocit.
Kërkova që Lugina e Preshevës, konkretisht Komuna e Bujanocit të jetë në kalendarin e Ministrisë përkatëse duke patur nevojat e domosdoshme për zhvillimin e Kulturës dhe Sportit në Komunën tonë.
Gjithashtu kërkova edhe financimin e një muzeut të qytetit të Bujanocit dhe përfshirjen e Komunës sonë në projektet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Është për tu vlerësuar mirëkuptimi dhe përkushtimi për ta ndihmuar Bujanocin.
Bashkë mundemi!