Delegacionit nga Këshilli i Evropës: Pakica shqiptare jo e barabartë në Serbi
Lokale

Delegacionit nga Këshilli i Evropës: Pakica shqiptare jo e barabartë në Serbi

18.Mar.2019 13:31
0

Një delegacion nga Komiteti Këshillëdhënës të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave nacionale të Këshillit të Evropës gjatë qëndrimit në komunën e Bujanocit zhvilluan takime me përfaqësues institucional komunal.

Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ata u njoftuan për problemet shqiptare, shkruan Titulli.com.

 “Njoftova ekspertët për stagnimin e avancimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mosinkuadrimin e tyre në institucionet shtetërore, vështirësitë për riorganizimin e sistemit të gjyqësorit, kthimin e Gjykatës në Preshevë, pamundësinë e nostrifikimit të diplomave nga Republika e Kosovës dhe mungesën e qartë të vullnetit politik nga Beogradi për ti trajtuar pakicat si qytetarë të barabartë”, ka shkruan Kamberi.

Këtë delegacion e priti edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa i cili ka folur për sfidat dhe çështjet ende të pazgjidhura të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Pasivizimi i popullsisë, mos përfshirja e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore,problemet në arsim si mungesa e librave, mospërfillja e marrëveshjeve të mëhershme në mes të liderëve shqiptar dhe shtetit serb”, ka thënë Mustafa. 

Pjesë e delegacionit  nga Këshilli i Evropës ishin Marie Hagsgard,  Petter Wille Edita Zioviene (Lituani) të cilët do të bëjnë një vlerësim për pozitën e pakicave në këtë rajon./Titulli.com/

Vuçiq: Caktimi i kufijve është një nga zgjidhjet e problemit të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration