Delegacioni nga Presheva troket në biznesin e Turqisë, Arifi shijon bakllavanë me fëstek
Lokale

Delegacioni nga Presheva troket në biznesin e Turqisë, Arifi shijon bakllavanë me fëstek

20.Feb.2017 22:54
0
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi së bashkë me një delegacion tjetër të komunës dhe degës së partisë së tij në Bujanoc po qëndrojnë në Turqi ku po marrin pjesë në një panairë të ushqimit lokal dhe po shqyrtojnë bashkëpunimet ekonomke.

Arifi që vjen nga një komunë muslimane në Serbi ka shkuar për vizitë në rajonin e Bursës vend ku është populluar me shqiptarë, shkruajnë mediat turke, transmeton Titulli.com.

“Ne kemi ardhur të binjakëzohemi për shumë arsye. Së pari ne jemi qyteti i fundit musliman në Serbi dhe ne njohim fuqin tuaj eknomike andaj ne jemi komunë e varfur dhe e vogël por presim ndihmën tuaj”, është shprehur Arifi.

Kryetar i komunës Inegol, Alinur Aktas ka vlerësuar se delegacioni i Preshevës është ftuar nga këndi i biznesit dhe se është e rëndësishme të participojnë në mundësit që ofron komuna jonë.

Gjatë ditëve në vijim pritet të japin detaje delegacioni nga Presheva për rezultatet takimeve në Turqi por si duket në fotografit e publikuara nga mediat turke, Shqiprim Arifi mundë të ket shijuar edhe bakllavanë me fëstek, ëmbëlsirë e pëlqyer nga turqit./Titulli.com/

Përfaqësues nga Bashkësia Islame e Maqedonisë qëndrojnë në Preshevë (video)
Medvegjë: Përkujtohet Lulzim Sahiti-Luli, aktivisti i dalluar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration