Deklarata e vitit 2015: Politikanët  janë pasuruar në Luginë, ata nuk kujdesen për shqiptarët
Lokale

Deklarata e vitit 2015: Politikanët janë pasuruar në Luginë, ata nuk kujdesen për shqiptarët

31.Dec.2015 13:48
0
Xhemaludin Rexhepi, profesor në pension i ka folur Titulli.com për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës sidomos për punësimin dhe pasurimin e politikanëve lokal .

Ai si një qytetarë që jeton në Preshevë është shprehur i brengosur për pozitën në të cilën ndodhet pakica shqiptare në Serbi duke vlerësuar se qeverisja në Beograd dhe politikanët lokal kanë rënduar më shumë gjendjen e përgjithshme.

 “Një kohë të gjatë nuk mund të punësohen njerëzit për shkak të asaj që ka marr qeveria vendimin, mirëpo kjo vlen edhe për këtu po flas për Bujanoc dhe Preshevë këtu mund të bëhet punësimi në bazë partiake në qoftë se ka ra fati je në atë parti ose gjegjësisht ose që je pak a shumë që të simpatizojnë mundesh të punësohesh përndryshe assesi me pavarësisht çfarë kualifikimi ke”, theksoi Rexhepi.

Lidhur me  interesimin e politikës lokale për të përmirësuar këtë gjendje,  Rexhepi është shprehur se ata nuk interesohen për masën.

 “Këtu është ajo më e keqja qeveria më e lartë ndërsa politikanët po ti pyesësh ata mundohen mirëpo janë rehat. Ata kanë mrri pasurinë dhe një pjesë  kanë bërë pasuri të madhe dhe nuk i intereson për masën”, tha mes tjerash profesori në pension nga Presheva, Xhemaludin Rexhepi.

Duke e pas parasysh pozitën e vështirë ekonomike në Luginë të Preshevës, diskriminimin ndaj të drejtave të pakicës shqiptare në Serbi, Portali Informativ Titulli konsideron se deklarata e Rexhepit është edhe deklaratë e vitit 2015 që thuhet se politika lokale nuk kujdeset për popullatën nga e cila merre besimin për ta përfaqësuar.

Portali Informativ-TITULLI do të vazhdojë edhe më fuqishëm ruajtjen e interesit shoqërorë në Luginë të Preshevë duke qenë një opozitë e fortë ndaj politikës që po udhëhiqet ndaj qytetarëve shqiptarë në këtë rajon./Titulli.com/

 

Organizatat e ndryshme dhe përfaqësues politik në Luginë urojnë që viti 2016 të jetë më progresiv
PVD me program për ndërtimin e një komunë të re për Bujanocin (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration