Deklarata e Avni Arifit ngjallë reagime në Luginë të Preshevës
Lokale

Deklarata e Avni Arifit ngjallë reagime në Luginë të Preshevës

17.Mar.2016 10:26
0
Deklarata e anëtarit të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, se nëse Boiken Abazi do të ishte nga Leskoci mbiemri i tij do të ishte Abazoviq dhe se nuk do të ekstradohej nga Kosova, ka mllefosur intelektualët e Luginës së Preshevës, duke e quajtur si deklaratë diskriminuese për shqiptarët e Luginës së Preshevës .

Ferid Selimi nga Lugina e Preshevës, ka reaguar ashpër ndaj Avni Arifit, duke thënë se një mbiemër të tillë nuk e zgjedhin vetë shqiptarët, por është shteti i Serbisë ai që ia imponon këtë, transmeton zeri.info.

“Thua se shqiptari i Medvegjës e ka zgjedhur prapashtesën "viç". Tek e fundit mbiemri pa "viç" nuk e bën më shqiptar se që është. Keq! Shumë keq, që dëgjojmë deklarata të tilla diskriminuese”, ka shkruar Selimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, përcjell zeri.info.

Reagimi i plotë i Selimit: 

Kujdes kur krahasoni

Një zyrtar i AAK-së deklaron diçka, që një politikan i mirëfilltë nuk do ta bënte atë. Pavarësisht, mllefit. Pavarësisht pezmit të mbledhur, nuk merret krahasim i tillë. Edhe ne indinjohemi kur dëgjojmë për arrestime të aktivistëve të një subjekti politik, por me ato arrestime merret drejtësia.

Nuk merret krahasim i tillë, sepse krijon indinjatë në publik.

E pse, çfarë faji ka shqiptari, që jeton në Leskoc, përkatësisht në Medvegjë, ose që mund të ketë origjinën nga atje, e që mund të ketë ardhur, ose mund të ketë lindur në Prishtinë, e për fatin e tij të keq, pushteti i Serbisë ia ka imponuar, që mbiemrit të tij t'i shtohet një prapashtesë "viç" dhe nga mbiemri Abazi, në dokumentacione të figurojë mbiemri "Abazoviç".

Thua se shqiptari i Medvegjës e ka zgjedhur prapashtesën "viç".

Tek e fundit mbiemri pa "viç" nuk e bën më shqiptar se që është.

Keq!

Shumë keq, që dëgjojmë deklarata të tilla diskriminuese.

Asnjë funksionar nuk po hetohet për korrupsion në komunën e Bujanocit, Nagip Arifit masë paralajmërimi
Në vitin 2015 në Bujanoc janë hapur 182 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbyllur 81
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration