Debati publik mbi Referendumin, mendime të ndryshme të pjesëmarrësve (Foto & Video)
Lokale

Debati publik mbi Referendumin, mendime të ndryshme të pjesëmarrësve (Foto & Video)

27.Feb.2015 22:14
0

Në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës të premten është zhvilluar debati publik me temën “Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992”, organizuar nga Partia për Veprim Demokratik.

Para 23 viteve shqiptarët e Luginës së Preshevës në Referendumin e organizuar me pyetjen “ A jeni për autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë me të drejtë bashkimi me Kosovën?”, rreth 97 për qind e 45 mijë shqiptarëve me të drejtë vote, në 71 vendvotime kishin votuar pro pyetjes së shtruar.

Tani kur kanë kaluar mbi dy dekada nga Referendumi, pjesëmarësit dhanë mendime të ndryshme rreth zhvillimit të këtij procesi dhe suksesit të tij.

Deputeti Riza Halimi duke theksuar se ishte momenti që të marrin barrën për këtë organizim ka folur rreth historikut të Referendumit, duke paraqitur edhe deklaratën e dy subjekteve shqiptare PVD-së dhe PDSH-së të cilat ishin organizuese të Referendumit.

“Qëllimi kryesor i këtij debati do të jetë jo për atë cka ka kalu, por për atë se cka duhet të bëjmë në të ardhmen. Situata momentale është e rëndë, kurrë Lugina e Preshevës nuk ka qenë në pozitë më të rëndë”, u shpreh deputeti, raporton Titulli.com.

Ibrahim Kadriu, kryetar i Kuvendit për shpalljen e Referendumit, theksoi se kishte dilema rreth pjesëmarrjes në debat meqë ka kaluar një çerekshekulli dhe asgjë nuk është bërë.

“Vet fakti që ka kaluar gati një çerekshekulli e vërteton hipotezën se Referendumi edhe de fakto edhe de jure është shlyerë, është zhvlerësuar dhe është mohuar tërësisht. Prandaj kjo na bënë me ditë se partitë politike ku ishte bërtahama në organizimin e Referendumit poashtu kontribunë që ta crrënjosin në tërësi”, u shpreh Kadriu.

Ndërsa Kujtim Sadriu nga Partia Liberal Demokrate e Cedomir Jovanoviqit për Preshevë, nuk ishte i kënaqur me zhvillimin e proceseve. Ai shtroi disa pyetje për deputetin Riza Halimi.

“Fillimisht përgëzojë për iniciativën shumë të qëlluar, por të vonuar dhe plotësisht të dështuar. Nga koha e mbajtjes së Referendumit e deri më sot nuk mbajë mend tjetër përvec premtime dhe gënjeshtra, ndërsa nga ana e lidershipit të Luginës së Preshevës përfitime dhe poste më të larta të Republikës së Serbisë”, nënvizoi mes tjerash Sadriu.

Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri duke folur për vështirësit e organizimit të Referendumit, ndërsa rreth zbatimit të tij në praktikë mund të themi se nuk ka arritë tërësisht të zbatohet në praktikë.

Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut theksoi se ky do të ishte një debat i qëlluar nëse do të na conte në ate se cka në të ardhmen.

“Mendojë se duhet analizu sot a ja vlenë me mbajt këtë orientim politik, një qasje të tillë me bashkim me Kosovën e sotme ashtu si është në vitin 2015 pasi dallon nga Kosova e vitit 1992 kur ka qenë

Referendumi. Jemi larg autonomisë politike dhe territoriale se për bashkim me Kosovën as të mos flasim. Po primtëm nga Thaci dhe Isa kemi me pritë gat”, deklaroi Belgzim Kamberi.

Deputeti popullor Shaip Kamberi, theksoi se askush që është prezent në sallë nuk thotë se është realizu e gjithë ajo që është paraparë.

“A jemi bë autonomi, nuk jemi bë, a jemi bashku me Kosovën, nuk jemi. Ashtu si atëherë kur rezultati i Referendumit ka qenë 97 për qind për, sot ndoshta është 99 për qind. Si dëshirë ajo është prezente te të gjithë ne. Është cështja se politika nuk shkon me dëshira, por me realitete dhe me atë që sot është prezent me realitete gjeopolitike që sot rrezikshëm po ndryshojnë në tërësi në Evropë”, u shpreh deputeti Kamberi.

Në këtë debat ndër të tjera fjalën mori edhe Xhelal Memeti nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, Gazmend Arifi nga Presheva dhe pjesëmarrës të tjerë.

Shumica e pjesëmarrësve në debatin për Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 vinin nga pPVD, mirëpo në të morri pjesë edhe kryetari i OVL-së së UCPMB-së Nazmi Hajredini me bashkëpunot dhe qytetarë nga Presheva e Bujanoci. /Titulli.com/

Aprovohen 40 projekte për punimin e dokumentacionit teknik (Foto)
Kamberi: Koalicioni ekzistues me spektrin politik serbë u ka shkaktuar dëme shqiptarëve (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration