Debatet në Kuvend, diskutohen edhe “postimet” e Kamberit
Akuzat e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit në Bujanoc, (postimet në facebook për dy konteste të humbura ndaj komunës së Bujanocit) jane janë diskutuar edhe në Kuvendin Komunal sot.
Si çështje fillimisht u ngrit nga opozita, shef i grupit të këshilltarëve të PD-së si Hajredin Hyda ndër të tjera deklaroi se nuk është e vërtet që PD ka koalicion me SNS-in dhe se partia në fjalë nuk e ka bërë padi në organet e hetuesisë për keq menaxhim në komunën e Bujanocit. Po ashtu Hyda akuzoi Kamberin për “kapje shteti."
Ndërsa shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së, Ragmi Mustafa duke folur për akuzat tha se opozita nuk është reale dhe është e pamundur të flitet për një kryetar komune që kap shtet e mbi të gjitha të jetë kryetar i komunës së Bujanocit.
“Kryetari i komunës së Bujanocit na ka akuzu nëpër portale se PD në koalicion me SNS, çfarë koalicioni me SNS na kemi ?. Është pa lidhje kur akuzon një parti që ka ngrit padi kur është N. N. PD akuzohet se gjoja ka ngit padi anonime në gjykatë, hetuesi. Kështu që nëse ka dëshmi që kemi koalicion me SNS-in dhe që kemi ngrit padi ne si PD kundër kryetarit të komunës apo administratës komunale unë si këshilltarë i kisha ngri të gjitha aktivitetet në PD ose nuk jam më pjestarë i PD-së. Letra e cila ka ra në dorë të kryetarit të komunës të perifrazohet i bie “kapje e shtetit”. Komunikimi i kryetarit me gjykatës na aludon diçka tjetër, sepse gjykatësi, prokurori nëse nuk ka baza e merr e heton edhe përfundon kaq, përse gjykatësi hetues me qu letrën tek Shaip Kamberi” – tha Hyda.
Ndërkaq shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së, Ragmi Mustafa theksoi se akuzat e opozitës në Kuvend janë të ngjashme me padinë e “qytetarët e shqetësuar” të postuar ditë më parë ngë i pari i komunës Kamberi.
“Një pjesë akuza që këshilltarët e opozitës kanë ngritur në Kuvend përputhen me padinë “qytetarët e brengosur” dhe e mira e gjithë asaj është sqaruar nga një gjykatë dhe ka djegur të gjitha dyshimet e mundshme që mund të ketë për keq përdorime në projektet e caktuara që janë ngritur. Andaj ju inkurajojmë se jemi kundër çfarëdo keqpërdorimi apo hajnie dhe ky vendim e dëshmon gjykimin tonë në punë që do të kryhen në kuadër të komunës dhe projekteve që janë të rëndësishme për qytetarët e komunës. Nëse mund të hyjë dhe ta imagjinojë që kryetari i komunës së Bujanocit e ka kap shtetin e Serbisë, kjo as ëndërr nuk kisha mund ta paramendojë. Imagjino çfarë fuqie të madhe duhej të kishte që një kryetarë komune e aq më tepër i Bujanovcit me kap shtetin e Serbisë. Unë besoj se këta janë duke jetuar në një realitet alternativ. Është çështje e cila ndikohet edhe nga televizionet duke parë në rajon mendojnë që edhe këtu është e njëjtë, këtu është situatë tjetër” – tha Mustafa.