Debate në Këshillin Komunal për “tatimin” dhe “zonat” në komunën e Bujanocit
Sot është mbajtur mbledhja e 24 me radhë e Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit, këshilltarët për shqyrtim dhe aprovim kishin gjithësejt 14 pika. E veçanta e kësaj mbledhje ndër të tjera ishte edhe pika e parë: Propozim Vendimi mbi caktimin e çmimeve të metrit katror të paluajtshmërive të caktuara për caktimin e tatimit në pasuri për vitin në territorin 2020 në Territorin e komunës së Bujanocit.
Propozimi në fjalë u soll nga drejtori i drejtoratit të administratës tatimore lokale, Zyqefli Sherifi i cili para këshilltarëve tha se propozimi i sjell nga ai nuk krospodon me vendimin i cili është marrë kohë më parë për ndarjen e zonave. Por kryetari i komunës, Shaip Kamberi kërkoi që propozimi të sillet në mbledhjen e ardhëshme në Këshill komunal dhe të krospodojë me vendimin e javëve më parë i cili ka kaluar edhe në Kuvend dhe jo anasjelltas shkruan Titulli.com.
Sherifi tha se propozimi në fjalë është sipas tij në kundërshtim me vendimin e më hershëm për ndarjen e zonave.
“Ky propozim vendim sipas ligjit në fuqi është dashur, ku data e fundit ka qenë 30 nëntor me dal në fletore zyrtare. Ne si drejtorat e kemi dorëzu në sekretariatin e Këshillit Komunal më datë 5 nëntor. Ky vendim nuk përputhet me vendimin të cilin ju si aëtarë e Këshillit Komunal e keni votu para dy javëve apo tre javëve për ndarjen e zonave. Për shkak se ëështë dhënë një propozim dhe është ndërruar zonat mirëpo nuk janë ndrru me qenë të zbatueshme në programin të cilin e përdormi na. Në bazë të kësaj në vitin e ardhëshëm obliguesit tatimor të komunës së Bujanocit nuk mund të i tatimojmë. Ju si anëtarë të Këshillit Komunal e keni votu pa pas asnjë sqarim, nuk është faji juaj. Nëse votohet kjo është në kundërshtim me atë që është votuar më herët”, tha Zyqefli Sherifi, drejtor i drejtoratit të administratës tatimore lokale.
Ndërkaq kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se vendimet e më hershme që kanë kaluar në Kuvend nuk duhet të ju përshtaten propozimit në fjalë, por propozimi duhet të iu përshtatet vendimit të Kuvendit.
“30 nëntori ka qenë e shtunë, procedura administrative jurispodencë në Serbi dita e fundit e afatit të caktuar bie ditë vikendi, shtyhet për ditën e parë të ardhshme. Sot është dita e parë e punës pas 30-it sot kjo është në rend dite. Çështja tjetër është vendimi i kaluar të cilin po e konteston është i Kuvendit. Është aprovuar në Kuvend dhe gjitha vendimet e tjera duhet të i përshtaten atij vendimi dhe jo ai i Kuvendit me ju përshatë këtij vendimi. Ky vendim është dashur të harmonizohet me vendimin që ka Kuvendi. Tash ju e sillni një propozim që thoni mos e aprovoni, e pa precedent që një kryeshef e paraqet në rend dite dhe del me sugjerimin mos e aparovoni. Pse nuk është harmonizuar me vendimin e më hershëm edhe dilni në media me deklarata pa i diskutuar, ose se si të eliminohen problemet”, tha Kamberi.
Ndërsa Amir Xhaferi, kryeshef i drejtoratit për urbanizëm deklaroi se nuk është e mundur që të gjithë të paguajnë njësoj tatim dhe për ktë kemi edhe zonifikimin e komunës së Bujanocit.
“Projektimi i zonave është bërë në një nga shtëpitë e licencuara dhe nevoja ishte që të ndahet në më shumë se dy zona sa kishim, e kjo me qëllim sepse nuk mund të paguajnë njëjtë qytetarët të cilët jetojnë në qendër të qytetit dhe ata në skaj të qytetit. Më herët u tha se nuk kemi pasur takim me drejtorin e drejtoratit të administratës tatimore lokale në Bujanoc, ne kemi pasur dy apo tre takime dhe zonat janë ndarë mu siç është kjëkruar sipas rrugëve”, tha Xhaferi shkruan Titulli.com