Debat për maternitetin, gjithçka gati por nuk hapet! (Dokument dhe Foto)
Në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë deputeti popullor Riza Halimi ka organizuar të premten debat publik që si temë kryesore kishte gjendjen aktuale shëndetësore, me theks të veçantë në maternitetn e Preshevës.
Në këtë debat veç mjekëve, fytyrave publike nga Presheva e Bujanoci, u vërejt një mungesë edhe e përfaqësuesve të Shtëpisë së Shëndetit të Preshevës.
Në takim u prezantuan edhe përgjigjet e Ministrisë të Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Llonçar, për moshapje me kohë të maternitetit edhe pse theksohet se gjithçka është gati.
Veç kostos së ndërtimit, përgjigja e ministritë thekson se mendimi i Entit për shëndetësi publike në Vranjë i 21 gushtit të vitit 2014 si dhe Vendimi i sektorit për punë inspektuese të Ministrisë së Shëndetësisë të 15 korrikut të vitit 2014, vërteton se Shtëpia e Shëndetit në Preshevë i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj për ushtrimin e shërbimeve shëndetësore nga lëmia e gjinekologjisë dhe akusherisë në maternitetin jashtëspitalor, në aspekt të hapësirës, përgatitjeve, kuadrit dhe ilaçeve, transmeton Titulli.com.
Gjatë debatit u kritikuan si udheheqësia lokale njashtu edhe ajo e Trupit Koordinues për mos hapjen e maternitetit në këtë komunë.
Deputeti popullor theksoi se këtë rast e kanë paraqitur edhe në instancat më të larta duke kërkuar që sa më shpejtë të hapet materniteti shumë i nevojshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës./Titulli.com/