Debat për rishikimin e buxhetit komunal të Bujanocit për 2019: Vendbanimet shqiptare dëmtohen?
Lokale

Debat për rishikimin e buxhetit komunal të Bujanocit për 2019: Vendbanimet shqiptare dëmtohen?

09.Dec.2019 11:13
0

Në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit vazhdon debati lidhur me pikat e rendit të ditës në të cilat diskutohet vendimi mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2019.

Sipas diskutimeve që po zhvillohen në seancën e sotme të 7 me radhë për këtë vit thuhet se vendbanimet shqiptare po dëmtohen nga ky rishikim me projekte ndërsa buxheti total zvogëlohet për 50 milion dinarë, shkruan titulli.com.

 “Ata të cilët e kanë lexuar shihet se zvogëlohet buxheti me 50 milion dinarë. Kërkohen 30 milion për rrugën Mohoc- Zarbincë, 10 milion për ujin në Tërnoc. 18 rrugë hiqen nga vendbanimet shqiptare. Gjithashtu  hiqet një pozicion 20 milion nga bujqësia që pozita e ka reklamuar aq shumë”, theksoi mes tjerash Nagip Arifi, këshilltar opozitar nga Partia Demokratike.

Ai propozoi që pikën 1 dhe 2 të hiqen nga rendi i ditës që ka paraparë 4 pika të shtjellohen sot ndërsa këshilltarët komunal nga partitë qeverisëse po arsyetojnë propozimet e tyre.

Debati vazhdon akoma për rendin  e ditës ndërsa këshilltarit Nagip Arifi i është hequr fjala nga kryetari i kuvendit pasi sipas tij kishte kaluar kohën, por Arifi u shpreh se nëse edhe një herë i hiqet e drejta e fjalës do të dal në foltore./Titulli.com/

Kuvendi Komunal, Kamberi: Unë nuk kam plan të kandidoj për kryetarë komune
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration