Debat në parlamentin e Serbisë mes Daçiqit dhe Halimit (video)
Lokale

Debat në parlamentin e Serbisë mes Daçiqit dhe Halimit (video)

09.Dec.2015 19:37
0
Në debatin e sotëm të kuvendit republikan duke folur për buxhetin e vitit të ardhshëm pati diskutim të rreptë midis kryetarit të PVD-së, Riza Halimi dhe atij të PSS (SPS-it), Ivica Daçiq.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka theksuar se tre komunat e jugut të Serbisë, edhe më tej po mbeten në mesin e komunave më të pazhvilluara në Serbi dhe se nuk ka ndonjë përmirësim të gjendjes ekonomike nga aktivitetet e Qeverisë serbe.

“Edhe këtu po flitet për buxhetin për zvogëlimin e papunësisë, mirëpo kjo nuk po ndodh në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pikërisht, kur në Preshevë, papunësia po rritet dhe ka arritur në 80%”, tha Halimi.

Ai shtoi se shpeshherë këtu është dëgjuar për një fond të posaçëm mbi zhvillimin e komunave me interes të veçantë.

“Këto fjalë i kanë thënë edhe kryetarët e Trupi Koordinues, unë tash po pyes ku janë efektet e fondeve të posaçme, unë po i kërkoj analizat ku kryetari i këtij institucioni po po punon pa ndonjë plan konkret”, deklaroi Halimi.

Gjithashtu, deputeti ka kritikuar ashpër edhe vendimin e ministrisë së vetëadministrimit lokal që Këshillit Kombëtar Shqiptar, të mbetet me 15 këshilltarë, duke vlerësuar se shqiptarët i konsideronin vetëm 5.000 banorë. Nga ana tjetër, ministri i punëve të Bredshme Ivica Daçiqi i kundërshtoi kërkesat e Halimit.

“Në Serbi respektohen të drejtat e shqiptarëve, por në shkollat shqipe nuk mund të shfrytëzohen tekstet në cilat shkruhet se Kosova është e pavarur”, kjo ka qenë replika e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, ndaj deputetit shqiptar Riza Halimi.

“A po dëshironi që tekstet nga Kosova apo Shqipëria të pranohen në Serbi, ashtu që në Serbi të mësohet që Kosova është e pavarur, që Deçani të jetë pjesë e ndonjë dinastie tuajën? Atë nuk do të mund t’a bëni, mund të thirreni në kë të dëshironi, ka deklaruar Daçiq. Në replikën dedikuar deputetit shqiptar, Ivica Daçiq, deklaroi që shqiptarët të mos kërkojnë ndihmë nga të tjerët, por atë ta kërkojnë nga shteti, ashtu që edhe problemet do të kishin mundur të zgjidhen.

“Populli serb në Shqipëri, do të kish me qenë i lumtur nëse kanë dhjetë fishin e të drejtave tua, kanë mbiemra të deformuar të cilët më nuk po munden të i ndryshojnë, gjithashtu kanë probleme me organizimin e tyre, çfarë Këshilli Kombëtar, për çfarë po flet? – iu drejtua Daçiq, deputetit popullor Riza Halimi.

Daçiq, ka vlerësuar se ka ardhur koha e fundit që Serbia si shtet të tregojë seriozitet dhe çështjet lidhur me të drejtat e pakicave kombëtare ti vendos në një vend më të lartë.

“Po flisni për arsimin në gjuhën shqipe, në Serbi, kjo është një utopi për serbët në Shqipëri. Ne, në Kroaci nuk mund vendosim që tabelat të mbeten në shkrimin cirilik”, është shprehur Daçiq.

Ndërkaq kryetari i PVD-së, Riza Halimi në fjalimin e tij mes tjerash theksoi se nuk është e ndershme që qytetarët shqiptarë që i paguajnë taksa këtij shteti të mos kenë mundësinë që të informohen as edhe një minutë në gjuhën amtare nga televizionet publike, aq më tepër, nuk mund të përcjellin as seancën e sotme ku ne jemi tu diskutuar.

Halimi i ka propozuar Daçiqit që mbi të drejtat e serbëve në Shqipëri të bisedoj me homologun shqiptar, si dhe e ka pyetur pse po e lidh çështjen e shqiptarëve në Serbi, me çështjen e serbëve në Shqipëri? “Ne po kërkojmë që të realizohen të drejtat e shqiptarëve në kuadër të Kushtetutës të Serbisë”, ka theksuar Halimi.

Daçiqi: Në Serbi s'mund të mësohet nga librat që shkruajnë se Kosova është e pavarur
OSBE ndan çmimet "Personaliteti i vitit", edhe Presheva nderohet për refugjatët (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration