Daçiqi: Në Serbi s'mund të mësohet nga librat që shkruajnë se Kosova është e pavarur
Lokale

Daçiqi: Në Serbi s'mund të mësohet nga librat që shkruajnë se Kosova është e pavarur

09.Dec.2015 19:10
0
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë sot se Serbia respekton të drejtat e minoritetit shqiptar, por në shkolla nuk mund përdoren librat nga Kosova ose Shqipëria në të cilat shkruan se Kosova është e pavarur.

„Ju doni që librat nga Kosova ose nga Shqipëria të përdoren në Serbi, që në Serbi të mësohet se Kosova është e pavarur, se Deçani është pjesë e një dinastie tuaj. Kjo nuk do të ndodhë, mund të thirreni në çka dhe në kë të doni”, ka thënë Daçiq.

Zëvendëskryeministri i Serbisë i tha këto fjalë duke iu përgjigjur deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës Riza Halimi, i cili, njofton tanjug, gjatë debatit për buxhetin për vitin e ardhshëm, foli për të drejtat e shqiptarëve në Luginë për të cilat tha se nuk respektohen, transmeton Koha.net.

„Populli serb në Shqipëri do të ishte shumë i lumtur sikur të kishte edhe 10 herë më pak të drejta se sa që ju keni këtu, ata nuk mund të kthejnë mbiemrat e ndryshuar, kanë problem me organizimin e tyre, nuk kanë këshill kombëtar, për çfarë flisni.

Po flisni për arsimimin në gjuhën shqipe në Serbi, kjo ënjtë utopi për popullin serb në Shqipëri”, i ka thënë Daçiq Halimit, natyrisht pa përmendur të drejtat e serbëve në Kosovë dhe pa dashur të bëjë krahasimin e tyre me pozitën e shqiptarëve në Serbi.

Në terminalin doganor të Preshevës tash e katër muaj po mbahen të bllokuar nga pushteti serb qindra mijëra libra mësimi për filloristë e shkollarë të mesëm që MAShT i kishte dhënë donacion për nënës të Luginës. /Titulli.com/

Si jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë
Debat në parlamentin e Serbisë mes Daçiqit dhe Halimit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration