Davenport në Vranjë: Serbia përfitoi 3 miliardë euro nga BE-ja
Lokale

Davenport në Vranjë: Serbia përfitoi 3 miliardë euro nga BE-ja

12.May.2016 15:20
0
Në 15 vitet e fundit, Bashkimi Evropian i ka dhënë donacione Serbisë në vlerë prej 3 miliardë eurove, ka thënë shefi i Misonit tëBE-së në Serbi, Michael Davenport.

“Që kur filluam të bashkëpunojmë, BE-ja ka investuar mbi 3 miliardë euro në projekte të ndryshme. Kemi dhënë donacione për përmirësimin e sektorit të energjisë, mbrojtjen mjedisore, në agrikulturë, në vetëqeverisje lokale”, ka thënë Davenport në Vranjë në turin e tij dyditor nëpër zonat ku ka investuar BE-ja, transmeton Titulli.com.

Davenport ka thënë se prioritet i BE-së do të jetë reformimi i sistemit të drejtësisë duke shtuar se do të vazhdohet të punohet ngushtë me partnerët qeveritarë, si dhe qeverisjen lokale e qendrore.

Sipas tij, vetëm gjatë katër viteve të fundit, qyteti jugor i Serbisë, Vranja ka pranuar donacione nëpërmjet projekteve të ndryshme.

Përkujtohet dëshmori Berat Sinani i rënë në fshatin Dobrosin
Bektashi: Fondi Humanitar ka investuar 1 milion e 150 mijë franga në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration