Daci: Lugina e Preshevës ka mbetur vetëm (video-intervistë)
Lokale

Daci: Lugina e Preshevës ka mbetur vetëm (video-intervistë)

24.Apr.2016 15:29
0
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë obligim më tepër sesa moral për t'i ndihmuar Luginës së Preshevës, pasi që, siç thotë ai, kjo e fundit në vazhdimësi ka qenë gardiani kryesor i mostkurrjes së trojeve shqiptare.

Këto komente akademik Daci i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se përderisa politika serbe dihet ndaj shqiptarëve në Luginë, elitës politike në Tiranë dhe në Prishtinë nuk po i del kohë as për të menduar dhe politikisht për t’i ndihmuar bashkëkombësit në Kosovën Lindore.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të duhej të angazhoheshin për të unifikuar subjektet politike shqiptare në Luginë, në mënyrë që të fuqizohen politikisht shqiptarët atje. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve në Luginë që sot të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Bujanoc: PVD triumfon në zgjedhjet lokale
Shoqata "DITURIA" në Bujanoc shënon "Ditën botërore të librit dhe autorit"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration