Crans Montana: Njoftime për problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës (Foto)
Gjatë Forumit të Crans Montana, në Samitin e 17 Ndërkombëtar mbi Krimin Transnacional, Forumin për Siguri Kombëtare dhe Globale në Zhenvë (Zvicër), kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, përveç agjendës së parapërcaktuar, ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtar të ndryshëm.Sipas kumtesës së KKSH-së, Musliu, gjatë takimit në Gjenevë, është takuar me Këshilltarin special të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuar dhe me zyrtaren e lartë e Unionit të Transmetuesve Evropian, Philippe Douste – Blazy dhe Radka Betcheva.
“Këshilltarit special të Sekretarit Gjeneral të OKB-së Philippe Douste – Blazy, kryetari Musliu i paraqiti problemet dhe sfidat me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ka vullnet politikë për t’i zgjidhur çështjet e Luginës së Preshevës, për më tepër është duke qëndruar e palëkundur në qasjen diskriminuese dhe të papranueshme ndaj shqiptarëve të këtyre trevave”, thuhet në kumtesë, transmeton Titulli.com.
Ndërkaq, në takimin me zyrtaren e lartë e Unionit të Transmetuesve Evropian (EBU) Radka Betcheva, kryetari Musliu e njoftoi me gjendjen e krijuar në mediat që transmetoj në gjuhët e pakicave në Serbi në procesin e privatizimit, e posaçërisht vështirësitë që janë krijuar në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Musliu ka kërkuar ndihmën nga EBU për tejkalimin e kësaj gjendje dhe njëkohësisht paraqiti projektin për Radio Telivizionin Shqiptar të Luginës së Preshevës, si një mundësi reale për të përmbushur kushtet ligjor për informim në gjuhën shqipe dhe standardet evropiane.
Shërbimi për informim pran KKSH-së njofton se Musliu ka pasur edhe takime të tjera me zyrtarë dhe përfaqësues të ndryshëm në Forumin e Crans Montana si edhe me ish kryeministrin Sali Berisha.
Vlen të theksohet se me ftesën e Ambasadorit Jean-Paul Carteron themeluesit të Crans Montana Forum, kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu ka marrë pjesë në këtë Samit të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës. /Titulli.com/