Çka tha Vuçiq për korrigjimin e kufijve në samitin BE- Ballkani Perëndimor?
Lokale

Çka tha Vuçiq për korrigjimin e kufijve në samitin BE- Ballkani Perëndimor?

08.May.2020 11:14
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha mbrëmë për RTS se në samitin e mbajtur online pwrmes video-linqeve “Be- Ballkani Perëndimorë”  mes tjerash i është ofruar përkrahje Miroslav Lajçak të emëruarit të posaçëm për dialogun Beograd-Prishtinë, transmeton Titulli.com.

Ai theksoi se më shumë duhet të flitet për zgjerimin e BE-së e më pak për perspektivën evropiane

“Ishte një mbështetje e fortë e Lajçakut, unë përsërita se e respektojmë dhe bëjmë përpjekje për vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e një zgjidhje kompromisi por për neve është e vështirë kur dëgjojmë Prishtinën se ka kuptim vetëm kur Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.

Sipas tij në dialog futen palët për diskutime dhe nuk mundë të dihet paraprakisht përmbajtja, transmeton Titulli.com.

Vuçiq u shpreh se kancelarja Angela Merkel gjatë bisedës shumicën e kohës ka folur për raportet Beograd-Prishtinë.

Lidhur me konstatimin e Josef Borrel që përkrah çdo marrëveshje dhe se nuk do të përzihet e kundërshtojë as korrigjimin e kufijve, presidenti Vuçiq tha se “nuk kam ide” se cila do të jetë marrëveshja.

“Ata thonë se duan njohjen nga Serbia, unë nuk mundë të them se pranojmë pavarësinë e Kosovës. Nëse ka dikush që mundet le të thotë, le ta marrë dhe se më pak se 1 vit janë zgjedhjet presidenciale./Titulli.com/

Komuna e Bujanocit shapall listën e studentëve që kanë përfituar ndihmë të njëhershme financiare (lista e emrave)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration