Çfarë premtonin partitë politike shqiptare të Bujanocit në zgjedhjet lokale 2016?
Lokale

Çfarë premtonin partitë politike shqiptare të Bujanocit në zgjedhjet lokale 2016?

08.Jun.2020 11:29
0

Në garën për zgjedhje lokale më 21 qershor në komunën e Bujanocit po marrinë pjesë 5 lista shqiptare dhe fushata parazgjedhore vetëm sa ka filluar nga disa subjekte politike. 

Gjatë mandatit të kaluar në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit shqiptarët ishin përfaqësuar me 26 këshilltarë nga 41 sa ka gjithsejtë, shkruan Titulli.com. 

Redaksia e Titulli.com paraqet disa copëza të premtimeve që kishin 3 partitë kryesore shqiptare në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale më 24 prill të vitit 2016 dhe nga subjektet politike

Dëgjoheshin lëvdata, kritika por edhe premtime të thata. 

Partia që kishte udhëhequr në mandatin 2012 – 2016 komunën e Bujanocit, Partia Demokratike e Nagip Arifit në tubimin e mbajtur në Bilaç kishte sqaruar se cilat projekte I kishte realizuar në këtë fshat në infrastrukturë, në mbështetje të bizneseve dhe bujqësisë.

Kryetari i PD-së, Nagip Arifi përveç tjerash premtoi në Bilaç ndërtimin e fushës sportive ndërsa gjatë fushatës kishte thënë se kanë subvencionuar bizneset me një milion euro dhe hapjen e 300 vendeve të reja të punës.

Koalicioni PVD-UDSH që kapasë  bartës të listës Shaip Kamberin në këtë fushatë  premtoi bashkimin dhe faktorizimin e shqiptarëve në komunën e Bujanocit, sepse sipas tyre “pushteti aktual ka përbuzur shqiptarët”.

Kamberi në tubimin e mbajtur në Bujanoc patë kritikuar ashpër pushtetin e atëhershëm të udhëhequr nga Partia Demokratike duke thënë se “premtimi për 2.000 vende pune nga pushteti aktual ishte mashtrim”.

Ai kishte thënë se PVD-UDSH do t’i kthej dinjitetin shqiptarëve dhe do të parandalojë ikjen e të rinjve nga komuna e Bujanocit, raporton Titulli.com.

Edhe në ato zgjedhje fushata parazgjedhore e Lëvizjes për Progres Demokratik të Jonuz Musliut ishte karakterizuar si tradicionalisht me tonë tone patriotike dhe thirrje për bashkim me Kosovën.

Kryetari i LPD-së, Jonuz Musliu, në tubimin e mbajtur në Breznicë ishte shprehur se “ne kemi mision, ne kemi amanetin, këta dëshmorë që kanë rënë këtu kanë pasur vetëm një qëllim, qëllimi i tyre është bashkimi kombëtar”.

Subjektet politike shqiptare në zgjedhjet lokale të 24 prillit të vitit 2016 kishin fituar 12.917 vota (26 këshilltarë)  ndërsa listat serbe 7200 vota (14 këshilltarë) dhe lista rome kishte fituat 659 vota apo 1 këshilltarë në kuvendin komunal ./Titulli.com/ 

Në ballinë fotografia-grafikoni është rezultati i zgjedhjeve lokale të 24 prillit 2016 në Bujanoc

 

Darka, sekreti i rënies nga pesha
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration