Çfarë është koronafobia, çrregullimi që erdhi nga Covid-19
Trupi dhe shëndeti

Çfarë është koronafobia, çrregullimi që erdhi nga Covid-19

19.Feb.2021 10:07
0

Përgjatë pandemisë shumë njerëz ndjenë panik dhe alarm. Kjo çoi në krijimin e “koronafobisë”, të cilën studiuesit e përkufizuan si “një çrregullim që shkakton përgjigje të tepruar të shkaktuar nga frika e Covid-19”.

Kjo përgjigje çon në shqetësim të tepruar mbi simptomat fiziologjike të Covid-19, shmangien e rutinës si dhe të vendeve dhe situatave publike, dhe shkakton ndryshime të dukshme në jetën e përditshme.

Disa faktorë që mund të çojnë në koronafobi përfshijnë mendimet për të gjitha pasiguritë që vijnë nga pandemia, përshtatja me mënyrën e re të jetesës, ose ankthi kur njerëz të njohur të thonë se janë infektuar me virus.

Sipas ekspertëve, shenjat e para që tregojnë se jeni koronafobik janë vështirësia për të përmbushur angazhimet tuaja ose detyrat e domosdoshme, sepse jeni në panik se mos infektoheni me Covid.

PDSH dorëzon listën për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në Preshevë (video)
Konkurs për financimin e projekteve dhe programeve sportive në komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration