Çfarë deklaruan liderët politikë dhe institucional të Luginës pas takimeve në Tiranë ?
Pas takimit edhe pas ditës së djeshme ku morën pjesë në Konferencën e Tiranës, shumë prej liderëve institucional dhe politikë të Luginës së Preshevës shkruan në rrjetet sociale për kërkesa që iu drejtuan Shqipërisë dhe Kosovës nga konferenca e djeshme.
Pas konferencës disa nga liderët dolën me kërkesa konkrete të cilët i kishin parashtruar, por edhe u fol për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës.
Ku vet ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj në një postim nga konferenca tha ndër të tjera se “roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor! Sidoqoftë, procesi i integrimeve euroatlantike nuk zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar! Këtu veçanërisht duhet theksuar rëndësia e bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë” – shkroi Cakaj në facebook.
Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi: Në Tiranë, konferenca: Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapsirën e Ballkanit Perëndimor. Sot me ftesë të Ministrit Gent Cakaj mora pjesë në konferencën e organizuar në Tiranë. Në këtë takim gjithashtu prezent ishin përfaqësuesit e lartë politik shqiptar nga rajoni për të diskutuar rreth shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Si kryetar i komunës së Preshevës paraqita 7 pikat kryesore për të vendosur një strategji funksionale për Luginën e Preshevës: 1. Sinkronizim më të thellë dhe më të shpejt, të shpeshtë dhe përmbajtësor. 2. Fondi Kombëtar i Solidaritetit. 3.Diplomacia Shqiptare, përfshirja e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në Ambasadat dhe Konsullatat Shqiptare. 4. Ambasadat me më shumë mjete financiare dhe me më shumë personel
5. Takimi i dy Qeverive, pjesëmarrja e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut (së paku si vëzhgues). 6. Oda ekonomike në Preshevë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kontaktet e bizneseve dhe byrokracinë ekonomike. 7. Media, informimi më i gjerë i popullatës shqiptare por edhe dhe ndërkombëtare për sfidat dhe problemet e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa: Kërkova angazhim të shtuar e proaktiv diplomatik në mbështetjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Hapjan e Konsullatës të Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës; Shqiptarët e Luginës së Preshevës të pajisen me pasaporta të Republikës së Shqipërisë. Formimi Këshillit të rregullt Konsultativ e Bashkërendues . Krijimin e një strategjie të përbashkët afat-mesme në ushtrimin e bashkërenduar të aktiviteve në funksion të avancimit të çështjes së shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Krijimin e urave të komunikimit dhe shkëmbimit mes institucioneve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Në fushën e Arsimit, Kulturës, Informimit, Administrimit Publik, Biznesit dhe veprimtarive të tjera në dobi të ndërsjellët. Përfshirja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në të gjitha programet nacionale të dikastereve ministrore si dhe në kalendarët e veprimit vjetor. Sigurimin e të gjitha teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Krijimi të fondit të posaçëm për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Mbështetje financiare për vitet në vijim në linja buxhetore prej 0.3% për Luginën e Preshevës.
Mbi të gjitha: Duke qenë në fakt të përjashtuar nga dialogu me Qeverinë e Serbisë dhe duke pasur parasysh se një mori problemesh të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë pjesë përbërëse të kontekstit Kosovë-Serbi, ne jemi thellësisht të bindur se çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë temë e trajtuar në tavolinën e negociatave për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Prishtinës dhe Beogradit. Përfshirja e çështjes së Luginës së Preshevës në marrëveshjen përmbyllëse është garancë për paqe të qëndrueshme dhe për paqe në mes popujve e midis popujve në rajon.
Kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu: Tematika dhe ide të dobishme e konkrete u paraqitën sot në Tiranë, në konferencën e mbajtur me titull: "Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapsirën e Ballkanit Perëndimor".
Por më e rëndësishme se idetë është guximi e gatishmëria për të shkuar deri në fund, pra për t’i realizu ato. I frymëzuar nga e tërë kjo, i bëra ftesë publike që ta vizitojë Kosovën Lindore, Ministrit Gent Cakaj.
Kryetari i LR PDSH-së, Sami Salihu: Duke qenë se keni qenë të informuar që spektri politik i Luginës së Preshevës sot kanë qenë të ftuar në Konferencën mbarëshqipëtare me titull "Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor", unë si përfaqësues i juaji, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, pata nderin të jem nga ata të cilët shpalosën gjendjen, problematikën por edhe zgjidhjet e mundura e të duhura për njerëzit tanë të Luginës. Paraprakisht i rikujtova shtetit tonë amë, por edhe përfaqësuesve të Republikës së Kosovës sfidat që kemi kaluar së bashku nga vitet e '90 e deri më sot, e me një qëllim të vetëm, bashkimin në një trung të vetëm të shqiptarëve në familjen europiane. Gjithashtu u rikujtova dhe obligimin kushtetues që ka mëmëdheu ynë, Republika e Shqipërisë, ndaj shqipëtarëve të trojeve por edhe kërkova një qasje sa më pozitive dhe reciproke ndaj nesh nga ana e Republikës së Kosovës. Padyshim konkluduam që është një rrugë e gjatë dhe me sakrifica, por i bindur që kjo konferencë ishte e para që tregoi një hap konkret për koordinimin dhe bashkërendimin e faktorit shqipëtar në Ballkanin Perëndimor.
Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa: Në konferencën e organizuar nga ministri për Evropën dhe punë të jashtme të Shqipërisë z. Gent Cakaj në Tiranë. Në këtë konferencë gjithëkombëtare me politikan nga gjitha trojet etnike shqiptare kërkova për të satën herë me radhë nga të gjithë mbështetjen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Republikën e Kosovës. Në këtë proces nuk do të ndalemi asnjëher dhe kudoqoftë! Gëzuar festat e Nëntorit!
Kryetare e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani: Lugina e preshevës edhe pse gjindet në pozitën më të mirë gjeostrategjike, mungojnë investitorët e huaj. Beogradi zyrtar të njëjtëve i preferon qytetet dhe qendrat larg Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Nuk i subvencionon bizneset vendore. Shkalla e papunësisë është 70%. është rajoni më i pazhvilluar ekonomikisht në Sërbi. Përfaqësuesit politik të shqiptarëve nga Lugina në mënyrë konsistente kanë kërkuar që të jenë të integruar në institucionet shtetërore siç janë gjykatat, policia, doganat, zyra e tatimeve e të tjera proporcionalisht me pasqyrën etnike të banorëve të këtyre komunave. Në periudhën e pas konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës, atëherë kur fokusi i institucioneve ndërkombëtare ishte më i madh se zakonisht, shteti serb për shkak edhe të presionit të tyre kishte nënshkruar disa marrëveshje me të cilat parashihej integrimi i shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore, por edhe realizimi i të drejtave elementare që e njeh çdo konvent ndërkombëtare siç është përdorimi zyrtar i simboleve, përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqiP. Mirëpo këto marrëveshje sot e kësaj dite janë tepër larg realizimit.
.