Çështja e pasivizimit në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në Parlamentin Evropian
Lokale

Çështja e pasivizimit në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në Parlamentin Evropian

24.Mar.2021 09:26
0

Më në fund, pas angazhimeve profesionale e politike të një grushti individësh nga Medoka dhe mbështetja e duhur në qarqet diplomatike evropiane, në Parlamentin Evropian temë diskutimi bëhet akti i pasivizimit të adresave të qytetarëve në Medokë dhe në zonat e thella rurale të Bujanocit.

Një vit pune e Ekipit për Evidentimin e Adresave të Pasivizuara të Qytetarëve Shqiptarë në Serbi dha rezultatet e para.

Deputetët e Parlamentit Evropian Viola von Cramon, Tonino Picula, Demetris Papadakis dhe Klemen Groshelj njëzëri kërkojnë hetim të pavarur dhe të detajuar për ‘pasivizimin’ e adresave të shqiptarëve në Serbi.
Në fjalën e tyre ata kërkuan amendament shtesë në Raportin për Sërbinë, të hartuar tashmë nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Biliçik. Me këtë rast, ata shprehën se janë thellësisht të brengosur dhe të shqetësuar për faktin se akuzat për fshirje të adresave të shqiptarëve rezultojnë të jenë faktike, reale.

Këto veprime nga administrata dhe shërbimet serbe, e qartë, janë ndërmarrë në mënyrë selektive dhe sistematike në jug të Serbisë, respektivisht vetëm në vendbanimet me popullsi shqiptare.

Deputetët e Parlamentit Europian ju bënë thirrje autoriteteve serbe të ndërprejnë të gjitha politikat diskriminuese dhe shënjestrimin
Ka kohë që ky projekt serb ( eliminimi i qytetarëve shqiptar nga regjistrat civilë). ishte shndërruar në një nga problemet më të rënda dhe më shqetësues për popullatën shqiptare të Medokës (Medvegjës) dhe dy komunave jugore me shumicë të popullsisë me shqiptarë autokton – Preshevë e Bujanoc.

Të përkujtojmë se ky akt i shëmtuar i administratës serbe, i aplikuar me një akt nënligjor specifik që nga vitit 2011, i denjë për tu krahasuar me veprimet e administratës së Afrikës së Jugut, të periudhës së apart’heijdit, apo i asaj të Hitlerit, në prag ët Luftës së Dytë Botërore, kur për çdo ditë ndërmerrte diç kundër hebrenjëve, që për qëllim kishte t’i detyrojë ata ta lëshonë Gjermnainë, para se të aplikojë Holokaustin.

Pasivizimi i adresës së një personi ia pamundëson atij vazhdimin e afatit të letërnjoftimit, patentës së shoferit, pasaportës dhe të gjitha dokumenteve tjera që lëshon shteti. Kështu, qytetarët, humbasin të drejtën e lëvizjes së lirë, të drejtën për shkollim, qasjen në shërbimet shëndetësore etj. deri te humbja e shtetësisë!

Pasivizimi i adresave i ka goditur veçmas shqiptarët e Medokës (Medvegjës), nj pesë e mirë e të cilëve megjithëse ka vite që anë shpërngulur përkohësisht në Kosovë, ata ende i kanë pronat e tyre në Medokë (Medvegjë). Këto dy-tri vitet e fundit madje, një pjesë e mirë e tyre, kishin filluar të investonin në Medokë, sidmosos në sferën e turizmit rural, dhe po gaditeshin që pjesërisht edhe të ktheheshin.

I ashtuquajturi “pasivizim” i adresave të qytetarëve shqiptarë në Medokë (Medvegjë) më në fund u bë çshtje në Parlamentin Evropian. Serbia, tashmë është e qartë, duhet të detyrohet e do të detyrohet, të jap llogari për këtë akt fashist/Pamfleti/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration