Certifikohet lista LR-PDSH, shprese e re për Preshevën
Lëvizja për Reforma (LR-PDSH), pas dorëzimit të dokumentacionit pran komisionit komunal zgjedhorë edhe zyrtarisht është certifikuar me nr 4 për zgjedhjet e parakohshme lokale të 24 dhjetorit.Kësaj Lëvizje do ti prijë Sami Salihu bashkë më një staf të rinjsh e kuadro profesional që në vete përmbajnë kualitete dhe virtyte morale e kombëtare.
"Tashmë kemi zyrtarizuar listën tonë e cila do të identifikohet me nr 4 nën slloganin " SHPRESË E RE", është shprehur kreu i lëvizjes për Reforma Sami Salihu.
Ndërsa nga shtabi i LR-PDSH njoftohet se janë kryer të gjitha përgatitjes rreth fushatës parazgjedhore dhe tubimi hapës do të bëhet të shtunën prej orës 18:00, në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.
Sami Salihu ka mbaruar studimet universitare në drejtimin “Psikologji” të universitetit të Tiranë dhe ne qeverisjen e fundit të komunës së Preshevës ka qenë kryetar u kuvendit komunal./Titulli.com/