Certifikohet lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” për zgjedhjet parlamentare
Shaip Kamberi, bartës i listës së dytë të shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare ka njoftuar se është certifikuar lista e tyre me numër 16 “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, transmeton Titulli.com.
Edhe në faqen e Komisionit Republikan Zgjedhorë është publikuar vendimi për certifikimin e kësaj liste.
“Së bashku me listën zgjedhore janë dorëzuar 5804 deklarata të vërtetuara ligjërisht të votuesve që mbështesin listën zgjedhore në fjalë”, thuhet në vendimin e publikuar të KRZ, përcjellë Titulli.com.
Postimi i tij plotë në Facebook nga Shaip Kamberi:
"Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës" do të jetë Lista me numër 16.
Me të njejtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020.
Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD.
Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës.
Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të.
Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive.