Çarshia e vjetër në Bujanoc afro 72 mijë euro, bizneset të gëzuar por me halle?
Lokale

Çarshia e vjetër në Bujanoc afro 72 mijë euro, bizneset të gëzuar por me halle?

19.Nov.2018 20:55
0

Rreth 8.5 milion dinarë apo 72 mijë euro i ka kushtuar Komunës së Bujanocit rekonstruimi i “Çarshisë së vjetër”.

Në këtë lagje në qendër të qytetit apo vazhdimësi e sheshit kryesorë funskionojnë lokalet zejtare dhe ëmbëltoret që veprojnë për më se tridhjetë vite, shkruan Titulli.com.

Çarshia e vjetër po u pëlqen edhe qytetarëve dhe e vlerësojnë për projekt me rëndësi.

“E kanë ndërtuar Bujanocin, çdo lëvdatë, do të behët mirë, Bujanoci është qytet i mrekullueshëm”, u shpreh  Ljubomir Ibisheviq.

Projektin e Çarshisë e kanë mirëpritur edhe bizneset lokale.

Fikret Abazi, është ndër dyqanxhinjtë e hershëm të çarshisë, ai shprehet i gëzuar për projektin por hallin e ka tek largimi i rinisë nga Bujanoci.

Finalizimi i Çarshisë së vjetër, pritet të bëhet gjatë muajit nëntor,kur edhe do të përfundojnë fasadimet e objekteve për rreth,  të cilat shpresohet të shtojnë bukurinë këtij sheshi të vogël të qytetit./B.R/Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration