Cakaj takoi edhe biznese në Preshevë:  S’është fare e lehtë dhe ka ende shumë punë për të bërë
Lokale

Cakaj takoi edhe biznese në Preshevë: S’është fare e lehtë dhe ka ende shumë punë për të bërë

11.Jun.2020 08:51
0

Gjatë qëndrimit në Preshevë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Preshevës dhe disa biznese lokale duke biseduar për problemet e përdithsme që i kanë shqiptarët e këtushëm. Shqipërim Arifi. 

Në një reagim në Facebook, mbi takimin e zhvilluar, Kryediplomati Cakaj cilësoi se ndër të tjera, në takim, pjesë e diskutimit ishin edhe disa plane konkrete të përbashkëta në shërbim të forcimit politik të faktorit shqiptar dhe zhvillimit ekonomik e kulturor të qytetit, transmeton Titulli.com.

“Natyrisht, takuam shumë qytetarë të vyer të Preshevës e vizituam qendra të ndryshme të rëndësisë së veçantë për zhvillimin afatgjatë të qytetit.” – u shpreh Ministri në detyrë Cakaj në postim.

Gjithashtu, së bashku me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Ministri në detyrë Cakaj vëzhgoi edhe disa prej projekteve madhore në shërbim të ndryshimit e përmirësimit të gjendjes së përgjithshme në Preshevë.

“S’është fare e lehtë dhe ka ende shumë punë për të bërë. Sidoqoftë, me punë të përbashkët e qëndrime të bashkërenduara do ta bëjmë më të mirën për Preshevën, shqiptarët dhe Luginën në përgjithësi.” – siguroi Cakaj në përmbyllje të reagimit të tij.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration