Cakaj: Qeveria e Shqipërisë do të financojë hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë
Lokale

Cakaj: Qeveria e Shqipërisë do të financojë hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë

17.Sep.2020 09:56
0

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një njoftimi në facebook thotë se Qeveria e Shqipërisë  do ta financojë hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Ky është postimi  i plotë i Gent Cakaj në facebook: 

Edhe një punë fort domethënëse për Luginën e Preshevës

Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qeveria e Shqipërisë tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Shqiptarët e Medvegjës, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Ndaj, përballë këtyre sfidave historike të shqiptarëve të Medvegjës, ne duhet të marrim përgjegjësitë politike për t'i mbështetur edhe institucionalisht ata.

Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës..

Deponia e plehrave në Bujanoc me pamje tjetër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration