Cakaj: Mbështetja e Luginës së Preshevës nga Kosova dhe Shqipëria nuk është detyrë por domosdoshmëri
Lokale

Cakaj: Mbështetja e Luginës së Preshevës nga Kosova dhe Shqipëria nuk është detyrë por domosdoshmëri

02.Oct.2020 19:32
0

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, e ka quajtur domosdoshmëri mbështjen financiare dhe institucionale për Luginën e Preshevës, shkruan Gazeta Metro.

Cakaj ka thënë  se shënon një momentum të ri politik në përpjekjet e të dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovë.“Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik”,ka shkruar Cakaj në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik.

Puna për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës, shënon një momentum të ri politik në përpjekjet tona për të lartësuar pozicionin e për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Deri më sot, kemi bërë më shumë se kurdoherë më parë për Luginën. Ky është thjesht një fakt shumë i dukshëm. E, të ndërgjegjshëm se mbetet ende shumë për të bërë, shpejt vijmë edhe me disa masa të tjera në mbështetje të Luginës së Preshevës. 

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për ngritjen e fondit për Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration