Cakaj: Kuk ka marrëveshje të fshehur e as shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj deklaroi se është e sigurt që nuk ka marrëveshje të fshehur e as shkëmbim territoresh me Serbinë.
Cakaj në Rubikon në Klan Kosova këto deklarime i bëri pas takimit me të dërguarin special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
“Ne nuk mund të sillemi sikur e kemi vëmendjen e vitit 2000 kur jemi në vitin 2020 dhe duhet të besohet plotësisht në atë që BE-ja dhe Amerika e komentojnë haptas, Lajçak dhe Grenell një punë e kanë bërë të qartë – që nuk ka marrëveshje të fshehtë e as shkëmbim territoresh”.
“Amerika e ka bërë të qartë edhe njohjen e ndërsjelltë e nëse ne mund të themi se mund të bëjmë pa ta është gabim, ne duhet të jemi përkrah me ta”.
“Nuk dua t’i jap mend Kosovës e as të luaj rolin e këshilltarit të Kosovës, mirëpo rëndësia është e patjetërsueshme, ky nuk është proces personal dhe do të vazhdojë”.
Cakaj mes tjerash theksoi se Kosova ka humbur kohë dhe se marrëdhënien me Amerikën e Bashkimin Europian duhet ta ketë të patjetërsueshme.
“Diçka është fare e qartë të paktën për Republikën e Shqipërisë që marrëdhënia me Amerikën dhe Bashkimin Europian është e patjetërsueshme, Kosova ka humbur shumë kohë dhe këtë duhet ta pranojmë të gjithë e pranojnë edhe ata në Qeveri, se përkundër lëvizjeve gjeostrategjike – marrëdhënia me Amerikën dhe BE-në duhet të jetë e mirëqenë”, deklaroi Cakaj.