Cakaj falënderon Luginën: Shihemi në hapjen e zyrës në Medvegjë
Mnistri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj u shpreh se puna e kryer për Luginën e Preshevës, përtej detyrimit institucional, ka qenë nder i jetës së tij dhe se së shpejti do të marrë pjesë në çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Për më tepër, qytetarët e Luginës së Preshevës, në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë nga Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradovic,e cila gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ka refuzuar propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri në detyrë Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit, kanë vendosur postera në të cilat shfaqet foto e Kryediplomatit Cakaj dhe shkruhet: “Nderi Bujanocit dhe i gjithë Luginës”
Postimi i Gent Cakaj në Facebook: