Cakaj do të vizitojë shumë shpejt Luginën e Preshevës (video)
Lokale

Cakaj do të vizitojë shumë shpejt Luginën e Preshevës (video)

22.Nov.2019 22:23
0

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj priti në një takim në Tiranë përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës. 

Diskutimi mes palëve u përqendrua në një sërë çështjesh dhe problematikash që hasin shqiptarët e Serbisë.

"Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre. Pasivizimi i vendbanimeve në Luginë të Preshevës nuk përbën vetëm qasje përjashtuese shoqërore por edhe nje sulm mbi demokracine ne pergjithesi. njohja e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme e përdorimi i papenguar i simbolebe kombëtare është jo vetëm në shërbim të ruajtjes së identitetit të tyre por eshe kusht i zhvillimit të përgjithshëm atje, përfshirja proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore do të mbetet një kauzë që do t’i japim zë vazhdimisht e bashkërisht", u shpreh Cakaj.

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kërkojnë mbështetjen e Shqipërisë për fuqizimin e zërit të tyre dhe për përfshirjen në dialogun Kosovë-Serbi.

"Kemi nenshkruar me serbine tre marreveshje, por fuqia jone politike eshte e pamjaftueshme . Ministri cakaj te bashkerendoje veprimet tona me shtetin shqiptar , kerkesa eshte e njohur per perfshirje ne dialogun kosove Serbi", theksoi ne Tirane Shaip Kamberi.

Në takim u ra dakord të hartohet një plan veprimi ndërkohë që cakaj njoftoi se do të vizitojë shumë shpejt Luginën e Preshevës.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration