Buxheti për shkollat në komunë të  Bujanoci realizohet, prioritet digjitalizimi (statistika)
Lokale

Buxheti për shkollat në komunë të Bujanoci realizohet, prioritet digjitalizimi (statistika)

17.Sep.2018 08:30
0

Në territorin e komunës së Bujanocit funskionojnë 10 shkolla fillore si dhe 2 shkolla të mesme në gjuhën shqipe dhe atë serbe ndërsa përmes drejtorisë për arsim për vitin 2017 buxheti prej 61.5 milion dinarëve është realizuar në tërësi.

Driton Rexhepi,  drejtori i drejtorisë për arsim në komunën e Bujanocit për Titulli.com deklaroi se i përgjigjen kërkesave të shkollave në mënyrë direkte për kërkesat e tyre në infrastrukturë dhe shpenzime tjera të brendshme.

“Vetadministrimi lokal çdo vit ka tendencë të rrisë buxhetin e shkollave në territor të komunës së Bujanocit edhe atë në vitin e kaluar janë ndarë 61.5 milion dinarë për nevojat e arsimit fillorë dhe të mesëm, rritje kjo me një milion dinarë prej vitit 2016” u shpreh Rexhepi transmeton Titulli.com.

Në vazhdim Rexhepi shtoi se pushteti lokal nuk i drafton prioritetet e shkollave por se ajo i përgjigjet kërkesave të shkollave në mënyrë direkte dhe indirekte.

“ Ne nuk i i draftojmë prioritetet e shkollave por i përgjigjemi kërkesave të tyre në mënyrë financiare, 61.5 milion është buxheti i ndarë direkt i cili nuk përfshinë edhe investimet indirekte që realizohen përmes drejtorive tjera, si ajo e zyrës për zhvillim ekonomik lokal e cila ka arritur të siguroj mjete në vlerë prej 200 milion dinarëve për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën e Tërnocit dhe Bilacit” potencoi Rexhepi, shkruan Titulli.com.

Si prioritet Rexhepi tregoj se është digjitalizimi i shkollave pasi që kjo është nevojë e kohës.

“Sigurimi i tabelave smart është pilot projekt që po realizohet nëpër shkollat e territorit të komunës së Bujanocit, e që vitin tjetër do duhet të fillojnë gjitha shkollat me ditarët elektronik ku prindërit mund të ndjekin suksesin dhe vërejtjet e nxënësve në formë elektronike” u shpreh .

Realizimi i buxhetit për të gjitha shkollat në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2017 është 99.45 përqind kurse në bazë të shkollave si njësi ajo varion.

Realizimi i buxhetit për shkollat fillore në bazë të njësive është:

Shkolla

Planifikimi

realizimi

përqindja

B. Radiçeviq

800,000

746,727,90

93,39

Muharrem Kadriu

820,000

816,651,79

99,59

Bora Stankoviq

222,000

221,387,87

99,72

Vuk Karaxhiq

337,900

244,631,25

72,40

Desanka Maksimoviq

462,300

457,702,66

94,90

Naim Frashëri

502,600

502,142,82

99,91

Migjeni

205,000

145,155,11

70,81

Dragomir Trajkoviq

511,700

507,783,77

99,24

Sami Frashëri

325,000

320,487,56

98,61

Ali Bektashi

365,000

309,286,36

84,74

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration