Buxheti komunal i Bujanocit i shpenzuar sipas planit, opozita euforike
Lokale

Buxheti komunal i Bujanocit i shpenzuar sipas planit, opozita euforike

05.Oct.2017 14:47
0
Në seancën e pestë të kuvendin Komunal të Bujanocit është diskutuar edhe mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të komunës deri në qershor të këtij viti, temë që shkaktoi polemika mes opozitës dhe pozitës qeverisëse lokale.

Hajredin Hyda këshilltar nga radhët e Partisë Demokratike shprehi eufori dhe paknaqësi në shfrytëzimin e buxhetit komunal dhe ndarjes së tij si dhe ndaj punëtorëve të administratës komunale të cilët sipas tij nuk e respektojnë si duhet orarin e punës.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi rreth realizimit të projekteve dhe buxhetit theksoi se realizimi i buxhetit është bërë ashtu siç është paraparë dhe se projektet po realizohen në kohë.

 “Problemi qëndron tek punëtorët e ish ndërmarrjes “Direkcioni” të cilët janë larguar nga puna dhe kemi marrë obligim që ti paguajmë ata e të mos i largojnë nga puna sikurse pushteti i kaluar dhe kjo është ajo që e ka dëmtuar buxhetin e komunës”, u shpreh Kamberi.

Lidhur me gjendjen e ish ndërmarrjes publike “Direkcioni”, Farush Islami bartës i procesit të likuidimit të kësaj ndërmarrje deklaroi para këshilltarëve se janë shkaktar telashe të mëdha në të kaluarën me shpenzimin e buxhetit.

“Ish ndërmarrja Direkcioni që nga viti i ri e këndej ende qëndron në bllokadë dhe se borxhi i përgjithshëm shkon deri më tani deri në 48 milion dinarë si dhe është e obliguar si ndërmarrje të paguaj edhe avokatin Ivica Korsic i cili ka pasur lëndët e punëtorëve të përjashtuar”, tha Islami.

Punimet e seancës së kuvendit komunal i lëshoi grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike ndërsa në mungesë të Junuz Musliut është udhëhequr nga Basri Veseli,zëvendës kryetar i kuvendit./Titulli.com/

Brnabiq: Pasaporta e Kosovës për shqiptarët e Luginës kundër kushtetues
Presheva me më shumë refugjatë në rrethin e Pçinjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration