Buxheti i vitit 2015, pak mjete për nxitje të punësimit
Lokale

Buxheti i vitit 2015, pak mjete për nxitje të punësimit

26.Dec.2014 23:56
0

Në Kuvendin Komunal të Bujanocit të premten është zhvilluar seanca e parafundit për këtë vit, me pikën rëndësishme buxhetin për vitin 2015-të.

Pas një debate për më shumë se tre orë, me shumicë votash është aprovuar buxheti për vitin e ardhshëm për Komunën e Bujanocit.

Nga vlera totale prej mbi 903 milionë dinarë, për stimulim të punësimit, nga buxheti për vitin 2015, janë paraparë vetëm 5 milion dinarë, të cilat do t’i ndahen ndërmarrjeve private që punësojnë qytetarë dhe do të vlejnë për një vit.

Punësimi, njëra prej premtimeve që Partinë Demokratike e pruri në drejtim të pushtetit, në buxhetin e aprovuar, nga shuma e dedikuar nuk është më në prioritetet.

Kjo fushë e ndjeshme, është njëri prej faktorëve që dita ditës po detyron shumë qytetarë të Komunës së Bujanocit të kenë të vetmen zgjidhje, lëshimin e vendit për të gjetur një punë në Evropën perëndimore.

Për dallim nga mjetet për stimulim të punësimit, një rritje kemi në fushën e bujqësisë, ku janë paraparë rreth 9 milionë dinarë nga buxheti, në krahasim me vitin e kaluar që kishim 8 milionë dinarë.

10 milionë dinarë për bursa të studentëve, si dhe 10 të tjera për arsim profesional.

Nga buxheti prej 903 milionë dinarë, rreth 200 milionë janë paraparë vetëm për infrastrukturë. /Titulli.com/

Rama: Lugina me politikanë të prapambetur...!
Promovohen dy librat e autorit Nexhat Sadullahu (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration