Buxheti 2019-së, Arifi: Realizim jo i mirë, Kamberi: Rruga Muhoc – Zarbincë do të filloj
Lokale

Buxheti 2019-së, Arifi: Realizim jo i mirë, Kamberi: Rruga Muhoc – Zarbincë do të filloj

03.Oct.2019 08:39
0

Në Kuvend ndër të tjera është diskutuar edhe buxheti i komunës me shkas se në rend të ditës ishte edhe pika e parë, “Propozim vendimi mbi rishikimin e buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2019-të”. Kjo pikë u diskutua si nga pozita dhe opozita. Ndërsa opozita kritikoi buxhetin për realizim të dobët, pozita tha se buxheti është në rregull dhe do të ketë realizim njësoj si vitet e më pashme. 

Kryetari i PD-së, Nagip Arifi deklaroi se buxheti do të jetë më i vogël për më së paku 60 milionë dinarë e kjo për shkak të taksave që nuk do të mblidhen sipas tij me vendimin e qeverisë.

“Realizimi i buxhetit për 6 muaj është 64.68%, apo të hyrat vetanake 76.81% dhe paralajmërohet se më nuk do të merret taksa, sepse është vendim i qeverisë. Duke u nisur nga kjo ky buxhet do të jetë më i vogël për 60 milionë. Rritja në disa pozicione kur kemi shumë pak realizime në 6 mujorët e parë. E kuptoj rritjen se është nga rritja e pagave, por nuk e kuptoj si realizimi i 6 mujorshit 62 – 64% dhe ka të rritura në ato pozicione, gjë që është e pamundur. 

Kemi edhe mjetet për hapjen e puseve në Tërrnoc, kur askund nuk jemi me procedurë. Nëse mendohet që ti i jepen mjetet kryerësve të punës atëherë është gjë tjetër. Është më mirë të fillohet me realizimin e projekteve të 2017-së e pastaj të filloni me projektet e parapara, sesa të bëni këso transaksione. Kjo është apel për juve dhe kryerësit e punës. Mos bëni kontrata pa mbështetje financiare” – deklaroi Arifi.

Ndërsa Hajredin Hyda ka përmendur edhe rrugën Muhoc Zarbincë duke thënë që paratë janë ndarë por punët nuk kanë filluar. “Rruga Muhoc – Zarbincë në këtë vit kalendarik, nëse bëhen bashkë katër vite i bie të jetë shuma rreth 100 milionë dinarëve. Flasim për 100 milionë dinarë në një rrugë ku nuk është asfaltuar as një metër, është një e vërtet 100 milionë dinarë dhe as një metër asfalt nuk e ki shtru. Flitet për 4 vite investime nga 25 milionë dinar me as një metër asfalt. Nuk është hajgare, por është të vajtosh dhe qashë” – tha Hyda.

Kryetari i komunës, Shaip Kamberi nga foltorja e kuvendit komunal sqaroi se pse po bëhet rishikimi apo rebalanci i buxhetit në përgjithësi. Ai ndër të tjera përmend kontestet e humbura nga vitet 1985, kohë që komuna e atëhershme i ka marrë parcela disa personave. Por sqaron edhe projektin e rrugës Muhoc – Zarbincë që sipas tij së shpejti do të jetë e asfaltuar. “Arsyeja kryesore për rishikimin e buxhetit janë kontestet e humbura nga ana e komunës për të cilët ka ardhur ekzekutimi i dhunshëm, por nuk kanë munguar rrogat, ashtu sikurse juve këshilltarëve paushalli. Kontesti kundër Vesna Trajkoviq që ka kushtuar rreth 30 milionë dhe është i viteve shumë të hershme. Kontesti të cilën komuna e ka pasur me Hebën në Bujanoc, katër milionë e gjysh. Kontesti me kundër Ibrahimit Muratit, Murat Bajramit, Reshat Ibrahimit, Hajrush Ibrahimit dhe Nexhat Ibrahimit të cilët komuna në vitet 85-86 i ka marrë parcelën 5300 metra dhe tash ka ardhur në ekzekutiv me ja shly borxhin. Po ashtu ju e dini që kemi paguar në mënyrë të dhunshme pagesat e puntorve të Direkcionit që ishin largu. Tash do të jenë dhe 6 milionë për shërbimin shëndetësor që nuk iu ka pagu, pra këto janë arsyet kryesore pse bëhet rishikimi apo rebalanci i buxhetit. Rruga Muhoc – Zarbincë është e kalueshme. Kontrata është 175 milionë e 216 mijë dinarë dhe deri tash janë paguar 75 milionë dinarë. Dhe katërdhjetë milionë do të përmbyllet deri në asfalt, besoj se shumë shpejt do të vijnë punimet në fazën përfundimtare: - tha Kamberi. 

 

 

 

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration