Bukpjekësi shqiptar nga Bujanoci ushqen fëmijët me aftësi të kufizuara në Vrajë
Një bukpjekës shqiptar nga Bujanoci, Milazim Gegulaj, 38 vjeç, ka siguruar së paku një vakt çdo ditë, për njëzet fëmijë me aftësi të kufizuara nga Vranja, për katër vjet.
Dhe për këtë shqiptar përveçse mediat shqiptare në Luginë të Preshevës, së fundmi kanë shkruar edhe mediat serbe, sipas të cilave prindërit e Milazimit kanë lindur në Prizren, prej nga u shpërngulën në Bujanoc në vitet 1970 dhe filluan biznesin e tyre aty.
Sot, vëllai i Milazimit në Bujanoc ka një furrë, dhe katër vjet më parë, një nga vëllezërit Gegulaj hapi një furrë buke gjithashtu në Vranjë.